Kryeministri Kovaçevski me urim për Pashkët për besimtarët nga Kisha Katolike: Veprat e guximshme, dashuria dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë rruga drejt të së mirës së përbashkët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me letër drejtuar  Imzot Dr. Kiro Stojanov, Ipeshkvij të Shkupit dhe të Strumicës - Dioqeza e Shkupit dërgoi urime klerikëve dhe besimtarëve të Kishës Katolike që e festojnë sot festën më të madhe krishterë Pashkët.

“Uroj shëndet, paqe, mirëkuptim dhe mirëqenie personale dhe kolektive për të gjithë ju.

Festat e mëdha gjithmonë sjellin forcë të madhe shpirtërore.

Edhe kjo festë, e cila feston fitoren e jetës mbi vdekjen, le të ripërtërij besimin e të gjithëve duke bërë veprat e guximshme, të bazuara në dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjelle, që janë rrugët e të mirës së përbashkët.

Uroj që festën e Ringjalljes së Krishtit që ta kaloni në mesin e më të dashurve tuaj, në gëzim dhe paqe”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski në letrën drejtuar peshkopit Stojanov.