Xhaferi nga Konferenca e sigurisë e Mynihut: Paqja globale dhe sigurimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike për mbi 2 miliardë qytetarë është prioritet për Qeveritë e botës

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e filloi agjendën e tij në Konferencën e sivjetme të sigurisë në Mynih. Para takimeve të para bilaterale, Xhaferi deklaroi:

“Nga sot deri të dielën jemi në Mynih për shkak të ndjekjes së punës së  Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Natyrisht, rëndësia e kësaj konference është në domenin e zhvillimeve aktuale gjeostrategjike dhe gjeopolitike në botë. Fokusi kryesor supozohet të jetë situata në Ukrainë, dhe sigurisht pasuar nga situata në Lindjen e Afërt. Një temë e lidhur do të jetë siguria dhe mbrojtja në Evropë dhe roli i Evropës në këtë kontekst.

Natyrisht, rëndësia e konferencës dhe si vazhdimësi e temës do të jetë fakti se në më shumë se 65 vende të botës, mbi 2 miliardë qytetarë do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhje, dhe sigurisht që është me interes të veçantë për të siguruar parakushte adekuate demokratike për zgjedhje të lira e të drejta nga të cilat do të dalin institucionet e reja në shtetet përkatëse.

Në këtë situatë do të kem mundësinë që në mënyrë të përshtatshme të kem takime dypalëshe me disa kolegë nga vende të tjera pjesëmarrëse në konferencë.

Nga këtu, mesazhi për bashkëpunim të duhur me të gjithë ata dhe në lidhje me situatën tonë me dokumentet do të jetë një nga temat për të cilën do të shkëmbehen mendimet me kolegët me të cilët do të kem mundësi të diskutoj në mënyrë dypalëshe”.