Xhaferi: Rruga ekspres Kriva Pallankë - Rankovcë është një arterie e rëndësishme rrugore e Korridorit 8

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot beri inspektim në ndërtimin e rrugës ekspres Rankovcë- Kriva Pallankë, e cila është një arterie rrugore e rendësishme nga Korridori 8. 

Ndërtimi është ndarë në dy seksione: Dllaboçicë– Çatal, me gjatësi prej 15,5 kilometra dhe gjerësi prej 12,5 metrash, dhe Kriva Pallankë- Dllaboçicë me gjatësi prej 10 km dhe gjerësi të rrugës prej 11,4 metra. Realizimi aktual i seksionit të parë është 70% dhe 87% i të dytit, ndërsa rruga pritet të përfundojë deri në maj të këtij viti.

Nga ajo qe pamë në terren, jemi të kënaqur me dinamikën, me cilësinë dhe gjithçka që është realizuar deri më tani. Pres që rruga të përfundojë në afatin përkatës. Seksioni në pjesën tjetër, siç më kanë informuar nga NPRRSH dhe ministria, është në një fazë më të avancuar, por pres që ato të përfundojnë brenda afatit “ deklaroi Kryeministri Xhaferi.

Me ndërtimin e rrugës  ekspres Rankovcë – Kriva Pallankë do të shkurtohet dukshëm koha e udhëtimit në mes të Kumanovës dhe Kriva Pallankës. 

Si Qeveri, duke investuar në infrastrukturën e re rrugore, po mundësojmë një lidhje më të shpejtë rrugore të vendit, e cila do të sjellë shumë përfitime si lidhja e Maqedonisë së Veriut me portet e Varnës në lindje dhe Durrësit në perëndim. 

Në këtë rajon po investohet edhe në ndërtimin e hekurudhës të korridorit veri-jug, që është një përmirësim shtesë në lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Evropën. 

Me rrugët e reja dhe moderne, Maqedonia e Veriut do të jetë tërheqëse për investitorët e rinj të huaj dhe do të hapen vende të reja pune.