Spasovski në inspektimin e fillimit të orës policore porositi që të jemi të bashkuar, ti respektojmë vendimet e institucioneve, të qëndrojmë së bashku dhe të mbetemi të shëndoshë dhe ta fitojmë këtë betejë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, bashkë me zëvendësministren plotësuese të Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska dhe drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, sot inspektuan disa pika kontrolli para fillimit të vendimit të Qeverisë për ndalesë në lëvizje të qytetarëve në tërë territorin nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

 

 

“Ky është momenti kur për së pari herë sjellim ndalesë në lëvizjen e qytetarëve për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit korona. Të gjithë e dini se tani asgjë më nuk është e njëjtë, në rrethana të tilla edhe sjellja është e jashtëzakonshme dhe e përgjegjshme.

Qytetarët ta respektojnë masën dhe udhëzimet e policisë zyrtare të autorizuar. Është shumë me rëndësi të respektohen udhëzimet dhe kufizimet edhe për lëvizje ditore.

Përgjegjësia është e të gjithëve. Jo vetëm e shëndetësisë, policisë, armatës, por këtë masë duhet ta respektojnë të gjithë qytetarët e shtetit tonë. Sa më të përgjegjshëm të jemi, aq më me përgjegjësi do të menaxhojmë tërë situatën.

Në këtë rast apeloj deri te secili qytetar për përgjegjësi, apeloj të qëndrojnë në shtëpi, të mos dilet pa nevojë urgjente nga shtëpitë. Vetëm në këtë mënyrë do ndalim përhapjen e përhapjes së virusit.

Dua të shpreh falënderim deri te punonjësit shëndetësor, policët, Armatës, zjarrfikësit, ndërmarrjeve komunale, gazetarëve. Të gjithë jemi bashkë në frontin e betejës së shëndetit, për jetën e qytetarëve. Dua që të jemi të bashkuar, ti respektojmë vendimet e institucioneve, të qëndrojmë së bashku dhe të mbetemi të shëndoshë dhe ta fitojmë këtë betejë”.