Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

Veb-stranica: Faqja e internetit: 
Posta elektronike: 
pr@mfa.gov.mk, mailmnr@mfa.gov.mk
Telefon: 
+389 2 3115 266
Adresë: 
“Filipi i Dytë i Maqedonisë” numër 7, Shkup
Ministër: 
Profili në Twitter: 
Profili në instagram: 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme kryen punët që kanë të bëjnë me:

  • çështjet e jashtme dhe politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë;
  • vendosjen, zhvillimin dhe koordinimin e marrëdhënieve,  përfaqësimin dhe afirmimin e Republikës së Maqedonisë në planin ndërkombëtar;
  • mbrojtjen e  interesave, të drejtave dhe pronësinë e  Republikës dhe shtetasve të saj dhe të personave juridik vendas jashtë shtetit;
  • koordinimin dhe raportimin e  për politikën nga kompetenca nga e cila është e themeluar;
  • kujdesin për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje;
  • organizimin dhe menaxhimin e përfaqësive diplomatike, konsullore dhe përfaqësi të tjera të Republikës së Maqedonisë, si dhe organizimin e sistemit të lidhjeve me to;  kontraktimin, ratifikimin dhe ruajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare;
  • përcaktimin dhe shënimin e kufirit shtetëror;
  • komunikimin dhe bashkëpunimin me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të shteteve të huaja dhe misioneve të organizatave ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë;
  • akreditimin e ambasadorëve, pranimin e letrave akreditive, dhënien e privilegjeve dhe imunitet të përfaqësive të huaja diplomatike dhe organizatave qeveritare  ndërkombëtare dhe çështje të tjera  që kanë të bëjnë me emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë jashtë shtetit;
  • grumbullimin, hulumtimin dhe përkujdesjen për dokumentacionin e huaj dhe vendas nga kompetencat e saj;
  • monitorimin e lëvizjeve tregtare ndërkombëtare, si dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet ekonomike në Republikë;
  • punë me tregti të jashtme;
  • përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike me vendet e huaja;
  • propozimin dhe zbatimin e masave në fushën e marrëdhënieve ekonomike me vendet e huaja, monitorimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunimin multilateral, rajonal dhe bilateral me shtetet dhe organizatat e tjera dhe zhvillimin e tyre;
  • krijimin, zbatimin, propozimin dhe përmirësimin e regjimit të politikës së tregtisë së jashtme, duke përfshirë masat mbrojtëse në tregtinë e jashtme;
  • harmonizimi i rregulloreve të tregtisë së jashtme me rregulloret e Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore të Tregtisë dhe institucioneve dhe organizatave të tjera multilaterale dhe zbatimi i tyre;
  • lidhjen dhe monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe kontratave të tregtisë ndërkombëtare dhe
  • kryen edhe punë të tjera atë përcaktuara me ligj.