Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive
Veb-stranica:
Faqja e internetit:
Posta elektronike:
cabinet@moz.gov.mk
Ministër:
Faqja e Facebook:
Profili në Twitter:
Profili në instagram:
Kanali i Youtube:
https://www.youtube.com/@mpsozmedia7562
Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i kryen punët që kanë të bëjnë me:
- sigurimin dhe koordinimin e mbështetjes së Qeverisë gjatë zbatimit të prioritetit strategjik në lidhje me obligimet që dalin nga Marrëveshja Kornizë,
- sigurimin dhe realizimin e mjeteve financiare të nevojshme për realizim të suksesshëm të procesit të realizimit të obligimeve që dalin nga Marrëveshja kornizë në suazat e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë dhe nga donatorët,
- sigurimin e koordinimit dhe harmonizimit të punës së organeve të administratës shtetërore për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë,
- promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive si grup i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët tradicionalisht jetojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku pjesëtarët e saj kanë përkatësi të ndryshme etnike, gjuhësore, kulturore, fetare ose veçori të tjera dhe udhëhiqen nga dëshira për mbrojtjen dhe kujdesin e veçorive të tyre,
- monitorimin e zbatimit të së drejtës së përdorimit të gjuhëve dhe shkrimeve të bashkësive,
- garantimi i mbrojtjes së identitetit etnik, kulturor dhe gjuhësor të bashkësive,
- bashkëpunimin ndërkombëtar për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive,
- çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve,
- monitorimi i gjendjes së marrëdhënieve ndërmjet bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut në nivel kombëtar, sipas rajonit dhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe përgatitja e raporteve dhe rekomandimeve për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për Komitetin për marrëdhëniet ndërmjet bashkësive,
- promovimin dhe marrjen e masave për promovimin e përdorimit të gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- dhënia e mendimeve profesionale për materialet që janë në funksion të zbatimit dhe avancimit të përdorimit të gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- dhënia e mbështetjes për Qeverinë në sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive në organet e administratës shtetërore,
- dhënia e mbështetjes në përgatitjen e metodologjisë për miratimin e planeve të veprimit të Qeverisë në fushën e përfaqësimit të drejtë gjatë punësimit dhe
- kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Në përbërjen e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive janë edhe:
- Drejtoria e Zhvillimit dhe Përparimit të Arsimit të Gjuhëve dhe Pjesëtarëve të Komuniteteve
- Drejtoria e Afirmimit dhe Përparimit të Kulturës të Pjesëtarëve të Komuniteteve