Ivan Stoilkoviq
Ivan Stoilkoviq është politikan i shquar serb nga Maqedonia me përvojë shumëvjeçare parlamentare. Lindi më 15 shkurt të vitit 1962 në Kumanovë. Stoilkoviq njihet për kontributin e tij për komunitetin serb në Maqedoni.
Stoilkoviq shkollimin e fillon në gjimnazin “Goce Dellçev” në Kumanovë dhe të njëjtin e vazhdon në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku fitoi titullin jurist i diplomuar.
Karriera e tij profesionale filloi në vitin 1986 në Këshillin Rinor në Kumanovë, ku ishte kryetar deri në vitin 1990. Më pas, në vitin 1992, themeloi kompani ndërtimore, aktivitet që zgjati deri në vitin 2002.
Stoilkoviq është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga viti 2002 deri në vitin 2024, ku merr pjesë aktive në komisione dhe grupe të ndryshme parlamentare.
Stoilkoviç është kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve që nga viti 2001. Kontributi i tij për komunitetin serb përfshin iniciativat për të përkujtuar ditën e Shën Savës, ngritjen e monumenteve dhe pllakave përkujtimore, si dhe promovimin e kulturës dhe traditës serbe në Maqedoni.
Angazhimi i tij është shpërblyer me mirënjohje të shumta, duke përfshirë "Stemën e Artë" nga Bashkësia Kulturore dhe Arsimore e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, si dhe " Kryqin e Shefit Gjorge Stratimiroviq" nga Qendra për Zhvillim Shajka.
Ivan Stoilkovic flet rrjedhshëm gjuhën maqedonase, me njohuri bazë edhe të gjuhës angleze.