Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale
http://
//
/
/
//
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale i kryen punët që kanë të bëjnë me:
• energjetikën, politikën energjetike dhe planifikimin zhvillimor në fushën e energjisë elektrike, gazin natyror, naftën dhe derivateve të naftës, energjinë termike dhe ujërave termale, si dhe llojeve të tjera të energjisë dhe eksploatimin e tyre;
• furnizimin me energji;
• zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe emërimin e organeve drejtuese, menaxhim dhe mbikëqyrje të personave juridikë nga fusha e energjisë në pronësi të plotë ose dominuese shtetërore;
• strategjinë dhe politikën për sigurinë energjetike;
• përdorimin racional të energjisë dhe efikasitetin e energjisë, burimet e rinovueshme të energjisë;
• koordinimin e punës dhe realizimin e investimeve energjetike;
• minierat, strategjinë dhe politikat për zhvillimin e minierave;
• eksploatimin e burimeve minerale dhe burimeve gjeologjike;
• kërkime gjeologjike dhe kërkime lidhur me eksploatimin e burimeve minerale;
• zhvillimin e programit për punë kërkimore në fushën e kërkimeve bazë gjeologjike lidhur me përdorimin e qëndrueshëm të resurseve;
• mbikëqyrjen nën juridiksionin e tij dhe
• kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Në përbërje të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale është Byroja e Metrologjisë.
• Byroja e Metrologjisë ka funksionin e personit juridik.