Sanja Bozhinovska

Pozita e punës: 
Ministër i Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale
Posta elektronike: 
#
Profili në Twitter: 

#

Profili në Instagram: 

#

Фотографија: 
Biografia: 

Sanja Bozhinovska është konsulente energjetike me përvojë ndërkombëtare në fushën e projekteve dhe investimeve energjetike. Ajo ka lindur më 8 qershor të vitit 1980 në Shkup dhe posedon dy shtetësi maqedonase dhe çeke.

Bozhinovska filloi karrierën e saj akademike në Universitetin Anglo Amerikan në Pragë, në Republikën Çeke, ku studioi administrim biznesi dhe shkenca politike nga viti 1998 deri në vitin 2002. Më pas ajo vazhdoi shkollimin në Universitetin e Groningenit, Holandë, ku përfundoi studimet e magjistraturës në fushën e biznesit ndërkombëtar në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2004. Në vitin 2013 ajo përfundoi programin e tranzicionit të energjisë dhe udhëheqjes në Institutin e Energjisë Delta në Holandë dhe në vitin 2015 përfundoi edhe programin ekzekutiv për gratë lidere në Universitetin e Harvardit, në SHBA.

Karriera e saj profesionale filloi në vitin 2002 si asistente e re revizioni në KPMG Shkup, ku ka punuar në projekte revizioni në organizata private dhe joqeveritare. Në vitin 2006, ajo u transferua në EZPADA s.r.o. në Pragë, në Republikën Çeke, ku punon në departamentin e planifikimit dhe tregtimit me energji elektrike. Nga viti 2006 deri në vitin 2011, Bozhinovska ishte përgjegjëse për analizat strategjike dhe tregtinë në vendet e Ballkanit.

Nga viti 2011 deri në vitin 2014, Bozhinovska është drejtore ekzekutive e të gjitha kompanive të grupit Rudnap në EQL për tregtinë e energjisë elektrike. Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018, ajo punon si partnere në Eng Service Trade Shkup, ku është përgjegjëse për formimin e strategjisë për rritjen e pjesës së tregut të kompanisë.

Nga viti 2018 e deri më sot, Sanja Bozhinovska punon si konsulente e pavarur energjetike, duke u fokusuar në projektet energjetike, investimet, marrëveshjet për PPA projektet për termocentralet solare, tregtimin ndërkufitar të energjisë dhe punën në projektet për energji të rinovueshme në EQL.

Bozhinovska është pjesëmarrëse aktive në më shumë se 100 konferenca energjetike si oratore dhe moderatore paneli në Serbi, Bullgari, Rumani, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Slloveni, Kroaci, Hungari, Poloni, Gjermani, Republikën Çeke dhe Austri.

Sanja Bozhinovska flet rrjedhshëm anglisht, çekisht, serbisht dhe spanjisht.