Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë kryen punët që kanë të bëjnë me :
- mbrojtjen shëndetësore dhe sigurim shëndetësor të popullatës;
- ndotjen e ajrit, ujit, tokës dhe produkteve shtazore;
- organizimin dhe zhvillimin e shëndetësisë;
- ndjekjen e gjendjes shëndetësore të popullatës;
- mbrojtjen e popullatës të sëmundjeve ngjitëse, nga ndikimi i gazrave, rrezatimet jonizuese, zhurma, ndotja e ajrit, ujit dhe tokës;
- prodhimet ushqimore dhe lëndë për përdorim të përgjithshëm;
- gjendjen higjenike-epidemiologjike;
- ilaçet, mjetet ndihmëse kuruese, pajisjet mjekësore ndihmëse, pajisjet dhe materialet sanitare;
- helmet dhe drogat;
- mbikëqyrjen nga kompetencat e saj dhe
- kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Ministër: Venko Filipçe
Adresa: “Vodnjanska” pn., 1000 Shkup;
Website: www.zdravstvo.gov.mk |