Kryeministri Zoran Zaev, sot u takua me Zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-ve, John Sulivan i cili gjendet në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë, me çka më pas mbajtën konferencë për shtyp në të cilën ju përgjigjën pyetjeve të gazetarëve të cilat ua paraqesim në tërësi.
Pyetje: Në rast se kalon procesi në Maqedoni, sa është e mundshme se do të kaloj në Greqi, duke pasur parasysh polemikat në Qeverinë Greke, për Marrëveshjen e Prespës dhe paralajmërimin e z. Kamenos se do ta lëshoj qeverinë. Sa është e mundur që kjo pakicë e ngushtë në Kuvendin Grek, do të miratoj Marrëveshjen dhe çka nëse nuk do të ndodhë një gjë e tillë?
Zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-ve, Sullivan: Kjo është marrëveshje mes dy palëve. Dua të potencoj se kjo është një marrëveshje e arritur nga dy lider të guximshëm të dy vendeve. SHBA-të fuqishëm besojnë në realizimin e Marrëveshjes së Prespës. Pompeo, (Sekretari Shtetëror Amerikan, Mike Pompeo), javën e kaluar u takua me delegacionin grek, si pjesë e dialogut tonë strategjik me Greqinë, dhe potencoi rëndësinë e realizimit të Marrëveshjes për të dyja vendet, si për Maqedoninë po ashtu edhe për Greqinë.
Realizimi i kësaj Marrëveshje është i rëndësishme për prosperitetin e të dyja vendeve, edhe Greqisë edhe Maqedonisë. Sërish dua të potencoj udhëheqjen e guximshme që treguan dy Kryeministrat të Maqedonisë dhe Greqisë. Marrëveshje, që të dyja vendet e arritën në dobi të vendeve të tyre dhe të rajonit, është diçka që SHBA-të, me krenari e përkrahin dhe kjo është arsyeja kryesore për vizitën time të sotme.
Kryeministri Zaev: Garanci më serioze për suksesin e procesit është inkluziviteti i vetë procesit, nëpërmjet të cilët në mënyrë aktive marrin pjesë një numër i madh i deputetëve. Jo vetëm tetë deputetët nga grupi i ri parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, por edhe deputetët tjerë. Kjo u konfirmuar gjatë vetë debatit, për vërtetimin e nevojës për hapjen e ndryshimeve kushtetuese ku u inkorporuan në mënyrë të plotë sugjerimet e tetë deputetëve. Në fazën e dytë gjithashtu kur diskutohej për propozim- amendamentet, dhe ja në këtë fazë të tretë, siç patë dolëm me amendamentet, ku në mënyrë të plotë u inkorporua gati gjithçka që ishte në frymën e Marrëveshjes, dhe që ishte e propozuar nga opozita dhe nga partitë maqedonase, por edhe nga partitë shqiptare.
Dhe kjo është garancia më serioze. Shpresoj që pjesa më e madhe e kësaj është e pranueshme që të përmirësojmë vetë ndryshimet kushtetuese të cilat po ndodhin në Maqedoni, dhe njëherit të jenë një vërtetim serioz për rritjen apo rruajtjen e së paku dy të tretave të shumicës, e cila është e patjetërsueshme diku kah mesi i muajit janar të jep përkrahjet e fundit për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni.
Pyetje: Gjithnjë e më shumë hasim në retorikë armiqësore në drejtim të Maqedonisë, ashtu siç përparon procesi për realizimin e Marrëveshjes së Prespës, a vlerësoni se kjo është nën ndikimin rus, duke patur parasysh se Rusia hapur ju kundërvu Marrëveshjes së Prespës.
Zëvendëssekretari Shtetëror i SHBA-ve, Sullivan: Jam krenar, që në emrin e SHBA-ve jam këtu për mbështetje të asaj që Qeveria dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë e dëshirojnë, e kjo është anëtarësim në NATO dhe BE. SHBA-të e mbështesin këtë Qeveri dhe përpjekjet e saja për realizimin e kësaj, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës.
Unë me krenari e mbështes këtë, SHBA me krenari e mbështet këtë. Ne e mbështeteshim këtë, nuk nxisim asgjë. Këto vendime u sollën nën udhëheqjen e guximshme të këtij kryeministri. Nuk është fshehtësi që qeveria Ruse është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe lirshëm mund të tregoj që Rusia do të bëjë çmos që është në interesin e saj, të shkel atë që Qeveria dhe qytetarët e Maqedonisë e kanë vërtetuar si interes më të mirë të këtij vendi. Megjithatë SHBA-të e përkrahin Maqedoninë. Nuk do të jetë befasi për askënd këtu nëse them se Rusia i kundërvihet rrugës që Maqedonia ka zgjedhur dhe që do të përdor të gjitha mjetet në dispozicion që të shkel atë. Këtë e shohim edhe në pjesët tjera të Evropës, këtë e pamë edhe gjatë kohës së zgjedhjeve në SHBA në vitin 2016. Domethënë ne nuk jemi të befasuar, por edhe njëherë dua të theksoj se SHBA-të janë ata që mbështesin Maqedoninë, e mbështetshin qeverinë e saj të guximshme dhe qytetarët në Maqedoni dhe do të ju ndihmojnë edhe të tjerëve të cilët janë të bashkuar në mbështetjen e kësaj qeverie që ti kundërvihet dhe të zbuloj ndikimin negativ të Rusisë në Maqedoni, në pjesët tjera të rajonit dhe Evropës, dhe çdo kund ku bashkohen që të shkelin proceset legjitime të qeverive që sjellin vendime në interes të qytetarëve të tyre, asht siç bënë Maqedonia. Do ti mbështesim ato Qeveri dhe do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona që ti kundërvihemi këtij ndikimi të dëmshëm dhe ta nxjerrim atë në dritë.