Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, u takua sot me Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Rumanisë, George Ciamba, i cili qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.
Ministri Ciamba, vendi i të cilit nga qershori i viti 2019 do të kryeson me Këshillin e BE-së, përcolli përcaktimin e vendit të tij për vazhdimin e zgjerimit të BE-së, si një nga prioritetet gjatë kryesimit.
U përshëndet rrjedha e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe u konstatua se është i rëndësishëm rrumbullakimi i tërësishëm i saj në fazën përfundimtare të vo-timit në Kuvend. Në takim u theksua se për një vend ka rëndësi se çfarë do të bëjë, por, edhe çfarë do t'i ofrojë Bashkimit Evropian, dhe në këtë drejtim Maqedonia me mënyrën e zgjidhjes së kontestit bilateral me fqinjin jugor, i ka dhënë vlerë Evropës.
Ministri rumun Ciamba njoftoi se Rumania do të vazhdojë të mbështesë ndryshimet pozitive në Maqedoni dhe se mund të llogarisë në Republikën e Rumanisë në proceset pozitive integruese euro-atlantike. Përveç kësaj, ai gjithashtu inkurajoi hapat e reformave në vend me shpresë se do të ketë rezultat pozitiv nga takimi i Këshillit të BE-së në qershor të vitit 2019.
Kryeministri Zaev e falënderoi Rumaninë, Kryeministrin dhe Qeverinë për miqësinë e vërtetë ndaj Maqedonisë dhe i bëri thirrje Republikës së Rumanisë të mbajë në fokus integrimin e Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, sepse kjo do të thotë stabilitet dhe siguri për qytetarët, por edhe ndryshim pozitiv në cilësinë e jetës.
- Jemi krenar për Marrëveshjen e Prespës, që sot mbështetet nga një shumicë e madhe e qytetarëve të Maqedonisë, pasi që është model i zgjidhjes së çështjes bi-laterale, e dobishme për rajonin, BE-në dhe botën. Presim që deri kah mesi i muajit janar të votohet në Kuvend, me një shumicë më të madhe të deputetëve se sa shumica e kërkuar prej dy të tretave. Në mënyrë inkluzive i miratojmë edhe ligjet për reforma, kështu që presim që me shumicë prej dy të tretave të ka-lojnë në Kuvend dhe ligjet e gjyqësorit, të cilat duhet të mundësojnë sundimin e plotë të së drejtës dhe një gjyqësor transparent. Për ne është i rëndësishëm in-tegrimi në NATO, sepse kjo sjell stabilitet dhe zhvillim ekonomik të vendit dhe shpresojmë të jemi shteti i ardhshëm i 30-të anëtar i Aleancës. Gjithashtu presim fillimin e negociatave edhe me BE-në, sepse ne sjellim vlera në Evropë dhe jo probleme, tha Kryeministri Zaev.
Në takim u theksua rëndësia e pajtimit midis brezave të rinj në Ballkan. U diskutua edhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të Maqedonisë me BE-në në pjesën e krizës me migrantët, si dhe për rëndësinë e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor në një rajon të stabil, të sigurt dhe me prosperitet, të integruar në BE dhe NATO.