Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev realizoi takim me Ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.
Në këtë takim u shpreh mbështetje për rrumbullakimin me sukses të procesit të votimit të amendamenteve kushtetuese dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe realizimi me sukses i procesit të reformave.
U konstatua se është më rëndësi që të gjitha palët dhe subjektet politike të jenë konstruktive për zbatimin e reformave të nevojshme dhe për Marrëveshjen e Prespës.
Viti 2019 është vit vendimtar për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në.