Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov , e nisën vizitën në Bruksel me takimin që realizuan me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
Në takim, u përshëndetën politikat inkluzive të Kryeministrit Zaev dhe përpjekjet e Qeverisë, nëpërmjet proceseve unifikuese, që të sillen ndryshimet kushtetuese, me qëllim realizimin e Marrëveshjes nga Prespa, si dhe reformat e nevojshme nga Plani 18.
Është konstatuar që qasja e tillë politike, përcaktimi për zgjedhjen e çështjeve politike kruciale, me fqinjët dhe zbatimi i reformave në sfera kyçe: gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administratë publike, mediat, lufta kundër korrupsionit, e vendosën Maqedoninë në rrugën e drejtë të integrimeve evropiane.
Porosia është se nëse Maqedonia vazhdon me këtë rritëm, në rast se realizohet Marrëveshja e Prespës dhe nëse zbatohen reformat kyçe prioritare, mund të kompensohet një pjesë nga koha e humbur në procesin e integrues dhe me të drejtë të shpresohet në fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019.
Punojmë në mënyrë intensive në plotësimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Prespës dhe presim përpjekje të barabarta edhe tek partnerët tanë grek, për çka nuk dyshojmë. E hapëm procesin e pajtimit, që duhet të shërojë plagët nga kriza afatgjate politike. Presim mbështetje me dy të tretat në Kuvend, deri në fund të muajit janar të vitit 2019, të kemi të miratuar amendamentet kushtetuese, që do të rrumbullakojnë procesin tek ne dhe do të mundësojnë që Greqia të nis procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës dhe miratimin e protokollit për aderim në NATO.
Procesi i anëtarësimit në NATO është fokusi ynë në vitin 2019. Gjithashtu me intensitet punojmë në reformat kyçe prioritare, të cilat dolën si porosi nga Këshilli i Evropës në qershor të vitit 2018, si kusht për fillim efektiv të bisedimeve për anëtarësim në BE, në qershor të vitit 2019. E dimë se implementimi i reformave është i rëndësishëm në proces dhe bëjmë gjithçka që ta sigurojmë, veçanërisht në pjesën e sundimit të së drejtës, tha kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev, ju falënderua kryetarit të Këshillit Evropian, Tusk, për mbështetjen miqësore principiele për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë.
Kryetari i Qeverisë së RM-së Zaev, vizitën e punës në Bruksel, e ka vazhduar me drekë pune të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme dhe Sigurisë, Frederica Mogherini.