U promovua portali për të dhëna të hapura. Transparenca e institucioneve në shërbim të analizave të reja, bizneseve dhe rritjes ekonomike të shtetit

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sot e promovoi portalin e ri për të dhëna të hapura. Në debatin publik për përfitimet e rritjes transparente të institucioneve morën fjalën ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, ambasadorja e Britanisë së Madhe, Shkëlqesia e saj Rejçell Gallovej, ministri i ngarkuar për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski, Neda Meleska nga Qendra për menaxhim të ndryshimeve dhe Ljupço Vangellski nga MASIT.

 

 

Ambasadorja Gallovej, duke i prezantuar përvojat e saja personale nga përdorimi i të dhënave të hapura në Britaninë e Madhe, foli për rëndësinë e këtij procesi dhe mundësitë që dalin me hapjen e të dhënave.

“Kur një qeveri publikon një pjesë të madhe të të dhënave që i posedon, tregon se nuk i fsheh nga qytetarët. Publikimi i të dhënave është parakusht për të pasur Qeveri ku qytetarët kanë qasje të lehtë dhe nga e cila marrin shërbime më cilësore. Kur qytetarët në një vend mund të gjejnë informata për shkollat ku duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre dhe si këto shkolla radhiten ose të dhëna për punonjësit e shëndetësisë dhe çmimi i shërbimit që ato e ofrojnë, atëherë qytetarët kanë informacione më të mira se si shpenzohen paratë e tyre dhe si sistemi mund të japë rezultate më të mira. Nëpërmjet kësaj qasjeje promovohet kultura e hapjes, ku qytetarët janë në mënyrë aktive të përfshirë dhe ku shfaqet kujdes për ato. Në këtë mënyrë, qytetarët i perceptojnë qeveritë si efektive”, theksoi ambasadorja Gallovej.

Ministri Popovski u përqendrua rreth përpjekjeve të Qeverisë për rritjen e transparencës të të gjitha institucioneve.

“Për herë të parë në historinë politike të Republikës së Maqedonisë, Qeveria, me vetiniciativë, e vuri punën e saj në dispozicion të qytetarëve. Opinioni për herë të parë ka mundësi të monitorojë dhe analizojë shpenzimin e mjeteve të qytetarëve nga ana e zyrtarëve qeveritarë. Por, kjo ishte vetëm një segment. Me hapjen sistematike dhe të organizuar të të dhënave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka për qëllim ta rrisë efikasitetin e brendshëm të institucioneve shtetërore dhe të mundësojë krijim të shërbimeve të reja, burime për analiza, për përgatitje të raporteve, për krijim të nismave dhe aktiviteteve të tjera që mund t’i frymëzojnë të dhënat e hapura. Publikimi pro aktiv i të dhënave do t’i zvogëlojë kërkesat dhe do ta lehtësojë qasjen në informacione të karakterit publik. Koncepti i të dhënave të hapura është qëllim që frymëzon, qëllim që na afron me shoqëritë e bazuara në njohuri, burime të hapura në dispozicion të të gjithëve, në interes dhe në dobi të komuniteteve”, theksoi ministri Popovski.

Aktualisht, në portalin për të dhëna të hapura janë publikuar 111 komplete të të dhënave, nga 42 institucione. Ministri Mançevski i prezantoi mundësitë teknike që i ofron portali, si dhe një pjesë të të të dhënave që tashmë janë publikuar.

“Përmes portalit për të dhëna të hapura, duam ta përmirësojmë ofrimin e shërbimeve dhe efikasitetin e sektorit publik. Ai gjithashtu mundëson që të rritet pjesëmarrja e qytetarëve përmes krijimit të politikave dhe analizës së rezultateve dorëzuara. Me një fjalë, përmes portalit për të dhëna të hapur, sjellim transparencën e institucioneve në një nivel më të lartë. Hapja e të dhënave në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pozitive do të ndihmojë edhe në përpjekjet për të luftuar korrupsionin. Gjithashtu, me pak inovacion, jep mundësi për hapje edhe të bizneseve të reja”, theksoi ministri Mançevski. Siç njoftoi ai, një pjesë e të dhënave në dispozicion të portalit u publikun për herë të parë, një pjesë janë të publikuara më parë, por tani janë në dispozicion në një vend, të sistemuara dhe në një formë që është lehtë e kuptueshme, por lë hapësirë për analizë të mëtejme dhe përdorim shtesë.

“Portali për të dhëna të hapura është materie e gjallë dhe vazhdimisht do të rritet numri i institucioneve dhe numri i të dhënave. Ai do të jetë proces i cili asnjëherë nuk do të përfundojë. Kjo do të thotë edhe shtypje plotësuese nga opinioni për transparencë dhe hapje më të madhe. Kjo është gjë e mirë, do t’i mobilizojë institucionet, do ta ngre vetëdijen për rëndësinë e transparencës te të gjithë institucionet dhe në fund do ta bëjë qeverinë më të mirë. Në këtë pjesë, dua të theksojë se edhe secili nga ju vetëm me një regjistrim të thjeshtë mund të jep vërejtje, komente dhe çka është më e rëndësishme mund të kërkojë të publikohen të dhëna të cilat deri atëherë nuk do të jenë të publikuar. Kjo mundësi për ndërveprim mundëson të gjithë të jenë pjesë e këtij procesi dhe së bashku ta bëjmë këtë portal vegël nga e cila secili do të ketë dobi”, përfundoi ministri Mançevski.

Në fjalën e saj Neda Maleska, nga QMN, e theksoi dimensionin lokal të portalit për të dhënat e hapura, si edhe për përfitimet për organizatat qytetare.

“Përveç zmadhimit të transparencës, me portalin për të dhënat e hapura zmadhohet edhe njohuria. Kjo është me rëndësi të veçantë gjatë zhvillimit të bizneseve të reja, por edhe gjatë analizave të organizatave qytetare. Në këtë mënyrë zmadhohet edhe shtypja mbi punën e institucioneve dhe me atë krijohen edhe politika më të mira. Të dhënat të cilat i krijojnë bashkësitë vendore dhe publikimi i tyre do të kontribuojnë edhe në rritjen e zhvillimit vendor”, tha Maleska, duke shkëmbyer përvojë nga Britania e Madhe, por edhe nga komunat në Maqedoni.

Një nga përfitimet kryesore nga të dhënat e hapura është hapja e bizneseve të reja dhe zhvillimi i ndërmarrësisë. Për këto aspekte të procesit, foli Lupço Vangelski nga MASIT-i.
“Teknologjitë e reja dhe të dhënat e ndryshojnë jetën e përditshme. Ato janë bazë e zhvillimit. Këtu dua të theksoj se mënyra në të cilën janë publikuar të dhënat është shumë e rëndësishme dhe mundëson përpunim të mëtejshëm. Gjithashtu, azhurnimi i të dhënave për ne si biznes është shumë e rëndësishme. Portali për të dhëna të hapura lë hapësirë të madhe për zhvillimin e bizneseve të reja dhe atë do ta arrijmë me bashkëpunim të ndërsjellë në periudhën e ardhshme”, theksoi Vangelski.

Strategjia dhe portali për të dhëna të hapura janë krijuar në kuadër të projektit “Mbështetja e procesit të reformës së administratës publike” i zbatuar nga Qendra për menaxhim, e financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetje të ambasadës së Britanisë Shkup.

Lidhja deri te portali për të dhëna të hapura: data.gov.mk/sq