Në mbledhjen e sotme të 113-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të marrë vendime për më tepër programe në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të parashikuara për vitin 2019.
Ministrat e Qeverisë, sot do të diskutojnë për Propozim-programin për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për kujdes të fëmijëve për vitin 2019, si dhe për Propozim-programin për refundimin e mjeteve të paguara si detyrime doganore, tatime mbi vlerën e shtuar dhe akciza për furnizimin e automjeteve për personat me invaliditet të rëndë dhe më të rëndë fizik (trupor), personat me aftësi të kufizuara mesatare, të rënda dhe të thella mendore, për personat krejtësisht të verbër me shoqërues dhe për personat plotësisht të shurdhër për vitin 2019.
Në këtë mbledhje, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për shqyrtim janë edhe Propozim-programi për zhvillimin e veprimtarisë për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2019, Propozim-programi për realizimin e mbrojtjes sociale për vitin 2019, si dhe Propozim-programi për ndërtim, pajisje dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpive për të moshuar për vitin 2019.
Në pakon e programeve si propozime për shqyrtim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, për mbledhjen e sotme janë paraparë edhe Propozim-programi për subvencionimin e konsumit të energjisë për vitin 2019, Propozim-programin për ndihmë personale për personat me aftësi të kufizuara për vitin 2019 dhe Informacioni për Projektin “Përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor”.
Në këtë mbledhje të Qeverisë që do të mbahet sot pasdite, do të gjenden edhe pika të tjera në rend dite, të cilat janë në interes të qytetarëve si dhe nga Programi i Punës së Qeverisë të Republikës së Maqedonisë.