Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, sot realizoi takim me Kryetarin e partisë Besa, Bilal Kasami.
Të dy kryetarët diskutuan kërkesat e Besës, të udhëhequr nga z. Bilal Kasami në një atmosferë pozitive dhe miqësore, me çka u diskutuan arsyet dhe përmbajtja e vetë kërkesave.
Në takim u ra dakord të mbahet një mbledhje tjetër jo më vonë se të martën. Në mbledhje do të merr pjesë grupi punues i përbërë nga një përfaqësues i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së RM-së, si propozues i autorizuar i ndryshimeve kushtetuese dhe të së drejtës kushtetuese, si dhe përfaqësues nga udhëheqësija dhe deputetët e Besës së z. Bilal Kasamit, për të shqyrtuar në detaje propozimet dhe për të definuar pozicionet përfundimtare.