Përfaqësues nga Qeveria morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore me rastin e Krishtlindjes - ditën e lindjes së Krishtit

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me sektorët ekonomikë Koço Angjushev, Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe Ministri i Financave Dragan Tevdovski, morën pjesë në liturgjinë solemne qendrore në Katedralen “Shën Klementi i Ohrit” në Shkup, me rastin e festës së lindjes së Krishtit - Krishtlindjeve.

Këtë mëngjes, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, së bashku me Drejtorin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare Dario Sotirovski, morën pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në Katedralen "Shën Mëria" në Gostivar, ndërsa Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Ljupço Nikolovski me rastin e lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve, mori pjesë në liturgjinë në kishën "Shën Dimitrija" në Kriva Palankë.

Me praninë e delegacionit dhe përfaqësuesve të saj në këtë ngjarje festive, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i bashkohet kremtimit të lindjes së Krishtit, së bashku me të gjithë të krishterët ortodoksë dhe dërgon urime me rastin e festës së Krishtlindjes.