Për shkak të rritjes së vazhdueshme të përqendrimeve të grimcave ndotës në ajër në më shumë qytete në Maqedoni, si dhe parashikimeve meteorologjike për ditët e ardhshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përkundër një sërë masash të ndërmarra e që janë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve, solli masë urgjente për vazhdimin e pushimit dimëror.
Vendimi ka të bëjë për të gjithë nxënësit nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, publike dhe private në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i njëjti vendim është marrë përmes koordinimit urgjent të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Vazhdimi i pushimit dimëror për të gjithë nxënësit do të zgjasë në kohëzgjatje prej dy ditëve, deri të martën, 22 janar të vitit 2019.
Shkollat do të jenë në funksion ndërsa nxënësit nuk do të shkojnë në shkollë në periudhën e theksuar
Në këtë periudhë Qeveria, para së gjithash Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Shëndetësisë, do ta ndjekin gjendjen dhe në bazë të së cilës, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, do të vendosin rreth kohëzgjatjes së vazhdimit të pushimit dimëror.