Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë, Koço Angjushev dhe me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të agjendës gjatë pjesëmarrjes së tij në delegacionin qeveritar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, sot realizoi takime me komisarin për zgjerim të BE-së dhe politikë fqinjësore në Komisionin Evropian, Johanes Han dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në takimin me eurokomesarin Han, është konstatuar se zbatimi i Marrëveshjes historike të Prespës, po ecën sipas planit të paraparë dhe tani është koha të gjitha përpjekjet e proceseve politike në Republikën e Maqedonisë të përqendrohen në zbatimin e theksuar të reformave, që të mundësohet fillimi i negociatave për anëtarësim në BE.
Gjatë bashkëbisedimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, edhe njëherë u afirmuan porosit për mbështetje dhe inkurajim të cilat edhe më tutje vijnë nga NATO, për t’u përfunduar zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, si dhe pritjet e fillimit të ratifikimit të protokollit për anëtarësim.
Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se vendi ynë është plotësisht i përgatitur për këtë akt të rëndësishëm, si një nga dy prioritet kryesore të Republikës së Maqedonisë në planin ndërkombëtar për vitin 2019.