Kryeministri Zaev nga Davos: Motivojmë kompanitë të investojnë, të hapim dyert ekonomike për vendin tonë

Sot, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, në shoqërimin e zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinimin e resurseve ekonomike Koço Angjushev dhe  ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, mori pjesë në panel diskutimi, ku realizoi disa takime në kuadër të agjendës politike dhe ekonomike, gjatë qëndrimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Në vazhdim po ju  transmetojmë deklaratën e plotë të kryeministrit Zev, pas përfundimit të ditës së parë të punës në Davos:

 

 

Të nderuar qytetarë,

Fiks para një viti, këtu në Davos, kur kryeministri i Republikës së Greqisë, z. Aleksis Cipras, për herë të parë kishim takim dhe hapëm ardhmërinë për vendin tonë. Arritëm marrëveshje për ardhmërinë e Maqedonisë. Për gjeneratat e tashme dhe të ardhme, hapëm portat për ardhmërinë shpresëdhënëse dhe me perspektivë për qytetarët tanë.

Dhe tani, pas një viti jam këtu me nënkryetarin për çështje ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Koço Angjushev dhe ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tërësisht të përfshirë në agjendën ekonomike. Këtu, këtë vit hapëm dyert ekonomike për ardhmërinë me perspektivë të vendit tonë, Republikës së Maqedonisë.

Unë besoj se është mundësi e cila na jepet si ftesë për herë të dytë të jemi prezentë, këtu në Davos, kjo vërteton se Maqedonia është pjesë e botës demokratike globale dhe pjesë e të gjithë planeve ekonomike, të cilët bota i zhvillon dhe planifikon në periudhën që na paraprinë.

Shfrytëzojë pikërisht këtë rast të realizojë takime të rëndësishme për Maqedoninë dhe që do të sjellin përfitimet e tyre, nëpërmjet investimeve. Në takime flasim edhe me “Google” “CISCO”, me “Philips” dhe me “San Group India”e shumë kompani të tjera nga industria e automobilizmit, nga industritë teknike, të cilat kanë interesim për të gjithë rajonin tonë, madje edhe në shtetin tonë, Republikën e Maqedonisë.

U takuam me përfaqësues të kompanive nga Ballkani Perëndimor, nga Evropa Perëndimore, por edhe nga Lindja e Afërt. Shpresojmë të kemi takime edhe me kompanitë nga Kina, Koreja, Japonia dhe Amerika.

Qëllimi dhe detyra jonë është të motivojmë sa më shumë kompani të kenë në fokus Maqedoninë. Tani edhe ambienti është më ndryshe, të gjithë e dinë se Maqedonia është shtet stabil dhe i sigurt, anëtare e ardhshme e  Aleancës së NATO-s, vendi me perspektiva të cilat presin të hapin kapitullin e Bashkimit Evropian. E gjithë kjo mundëson bisedimet me më shumë shpresë, me më shumë perspektivë dhe me të vërtetë kam të drejtë të them se e gjithë përshtypja që fitohet këtu, përfundimisht sjellë të ardhme të  mirë ekonomike për Maqedoninë tonë dhe për të gjithë qytetarët e saj”.