Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot iu drejtua opinionit të Maqedonisë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila dje u pranua me shumicën e nevojshme në parlamentin grek.
Deklaratën e tij për këtë ngjarje të rëndësishme, Kryeministri Zaev e dha në tribunën me qytetarët e Velesit të titulluar “Ekonomi e fuqishme - mundësi për të gjithë”, në të cilin zëvendëskryetari i Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë Koço Angjushev, i prezantuan politikat ekonomike për vitin 2019.
Fjalimin i Kryeministrit Zaev për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek, ua transmetojmë të tërësi:
“Të nderuar qytetarë, ju, së bashku me qytetarët e mikut tonë, Greqisë, me të drejtë mund të jeni krenarë. Ju jeni brezi që i dha fund një episodi të paqes së papërfunduar në Ballkan.
Me pranimin dhe zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, fitues janë qytetarët e të dy vendeve, por edhe qytetarët nga i gjithë rajoni.
Fitues janë edha ata të cilët e kundërshtuan Marrëveshjen, pasi që edhe për ata vjen koha e prosperitetit, paqes dhe miqësisë, njëjtë si edhe për pjesëtarët progresivë të popujve të të dy vendeve.
Me krenari dhe mirënjohje e përgëzoj mikun tim, Kryeministrin Aleksis Cipras, për votimin fitues në Parlament për Marrëveshjen e Prespës.
U dërgoj mirënjohje edhe anëtarëve të parlamenteve të të dyja vendeve. Të gjithë grave dhe burrave të guximshëm të cilët zgjodhën së bashku ta japin votën e tyre me të cilën fiton e ardhmja, votë me të cilën iu dha fund frikës që na e treguan si të patejkalueshme. Kemi zgjidhur kontest që na e paraqitën si të pazgjidhur.
Unë dhe miku im, Kryeministri Cipras verën e kaluar arritëm marrëveshje. Bashkë me ekipet tona, të udhëhequr nga ministrat e punëve të jashtme, arritëm në pikën e zbulimit: Secila palë duhet të japë diçka, për të fituar të gjithë shumë, shumë më tepër, në kthim. Shumë më tepër se ajo që e japim.
Tani kemi verifikuar, miqësi thelbësore. Prej sot fillojmë me forcë edhe më të madhe për t’i bashkuar qytetarët dhe popujt e të dy vendeve. Të ardhmen tashmë nuk do ta shohim si fat fatal, por si rrugë të përbashkët të shtruar me qëllime dhe vlera miqësore që dalin nga familja e përbashkët evropiane.
Ne të gjithë e dimë mirë se nuk ishte e lehtë. Por, ishte më se e nevojshme, jashtëzakonisht e nevojshme për të dy vendet dhe për të dy popujt. Investim i detyrueshëm që fëmijët dhe qytetarët të jetojnë më mirë.
Qytetarët e guximshëm zgjodhën të largojnë ëndrrat e së kaluarës dhe t'i japin botës një Ballkan nga i cili burojnë mundësi dhe stabilitet politik, vend me fqinj të lidhur dhe miqësi, zonë e burimit ekonomik, model i integrimit.
Evropës dhe botës u duhet stabilitet dhe bashkëpunim për të zgjidhur problemet globale që janë edhe probleme tona. Këtu jam sapo i kthyer nga Davosi, Zvicër, ku bashkë me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike Angjushev dhe me ministrin e Ekonomisë, Bekteshi, ishim për t’i motivuar investitorët më të mëdhenj të Forumit Ekonomik Botëror dhe të konfirmojmë se jemi të përgatitur për botën globale demokratike dhe ekonomike.
Në Davos isha edhe vitin e kaluar, por besoni se tani është shumë më lehtë. Nuk ka asnjë që nuk ka dëgjuar për Maqedoninë, nuk ka asnjë që nuk di se kemi gjetur zgjidhje historike me Greqinë.
Të gjithë e dinë se tashmë jemi faktor i stabilitetit dhe i sigurisë, se hyjmë në NATO dhe se jemi të përgatitur për ekonomi.
Dhe pikërisht për këtë, sot jemi me ju, me qytetarët, për të folur për ekonominë tonë të Maqedonisë, e cila po bëhet e fuqishme dhe me të cilën krijojmë mundësi për të gjithë qytetarët tanë”.