Kryeministri Zaev në takim me Nina Kostovska: Të vazhdojmë të krijojmë shoqëri të barbartë për të gjithë, në të cilën dallimi është mundësi e jo pengesë

Kryetari i Qeverisë së Republikës Maqedonisë, Zoran Zaev  u takua me Nina Kostovska, qytetare e jona nga Tetova, e cila jetën e saj e kalon me sindromën Daun.

Gjatë bisedës me kryeministrin Zaev ajo e tregoi tregimin e saj dhe rrugëtimin jetësor, si dhe sfidat me të cilat çdo ditë është ballafaquar, por gjithashtu theksoi se në asnjë moment nuk është dorëzuar dhe as që ka menduar në një veprim të tillë.

Ajo e jeton  jetën dhe i kryen të gjitha aktivitet e zakonshme, siç bëjnë moshatarët e saja, ka diplomuar në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Maqedonase, njëkohësisht ka ndihmuar në barnatoren e prindërve të saj.

Qëndrimi i saj jetësor, Nina Kostovska, si një nga personat e mbrojtur nga UNICEF, e ka përcjellë edhe në fushatën “See the ability not the disability”  dhe gjatë bisedës me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zaev, i theksoi si pozitive ndryshimet  sistematike që janë realizuar ose janë zbatuar në korniza të politikave për krijimin e një shoqërie të barabartë, në të cilën respektohen dallimet si një mundësi e jo si pengë, për përfshirjen në rrjedhat shoqërore.

Gjatë bisedës me Kryeministrin Zaev ajo e pranoi ofertën që të jetë  përkohësisht e angazhuar si bibliotekiste  në Bibliotekën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.