Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në kuadër të agjendës së tij nga pjesëmarrja në Konferencën e Munihut për Siguri, u takua me Kryetaren e Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, Erna Solberg, e shoqëruar nga ministrja për Punë të Jashtme Ine Eriksen Soreide.
Kryeministrja Solberg në takimin theksoi se Norvegjia edhe njëherë fuqimisht përshëndet Marrëveshjen e Prespës dhe zgjidhjen e çështjes me Greqinë, si moment të rëndësishëm për proceset e përfshirjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.
Kryetarja e Qeverisë së Norvegjisë i uroi mirëseardhje Kryeministrit Zaev dhe vendit tonë në NATO, ku vendi ynë veç më e mori vendin e tij menjëherë afër Norvegjisë dhe ku do të kalojë periudhën e ratifikimit të Protokollit për aderim, si vend i ftuar anëtar, me çka do të fitojë statusin e vendit të plotëfuqishëm me të drejtë vote në të gjitha trupat punuese të Aleancës.
Norvegjia, Republikën e Maqedonisë së Veriut e sheh si vend aleat dhe është e gatshme të vazhdojë me mbështetjen e saj, sepse konsideron që vendi ynë kontribuon në mënyrë serioze në agjendën evropiane dhe në mënyrë serioze është e përkushtuar në hapjen e kapitujve për negociata me BE-në.