Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot ka pranuar letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donalld Tramp të cilën e publikojmë në tërësi:
SHTËPIA E BARDHË-UASHINGTON
Shkëlqesia Juaj Zoran Zaev
Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Shkup
I nderuari z.Kryeministër
“Në emër të popullit amerikan, Ju uroj për ratifikimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Kjo është një arritje mëe madhe historike në Ballkan pas Marrëveshjes së Dejtonit dhe dëshmon për lidershipin Tuaj të guximshëm. Përmes përpjekjeve Tuaja me kryeministrin Cipras, keni siguruar të ardhme më stabile dhe më prosperuese, jo vetëm për të dyja vendet tuaja, por edhe për të gjithë rajonin.
Vendi juaj tani do ta marrë vendin që i takon në Aleancën Veri-atlantike si Republika e Maqedonisë së Veriut. Shpresoj se Marrëveshja e Prespës do të shërbejë si inspirim për shtetet e tjera në rajon. Ai e potencoi të vërtetën thelbësore se me guxim dhe aftësi politike për fokusim të dobisë afatgjatë kundrejt rreziqeve afatshkurtra, liderët mund të bëjnë kompromise të rënda të cilat janë të domosdoshme që t’i orientojnë vendet e tyre në rrugën drejt një të ardhmëje më të ndritshme. Edhe njëherë Ju uroj për lidershipin dhe përkushtimin ta sillni këtë proces deri në fundin e tij, nga negociatat përmes ratifikimit dhe deri te implementimi i tij i plotë. Maqedonia e Veriut është partner i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne gëzohemi që do të mund t’ju presim si aleate e jonë e 30-të në Aleancën Veri-atlantike dhe të vazhdojmë me punën tonë të përbashkët me qëllim që të sigurojmë paqe dhe prosperitet të Ballkanit Perëndimor.
Sinqerisht,
Donalld Tramp