Kryeministri Zaev dhe kryetari i Komunës së Shuto Orizares me video porosi të përbashkët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve: Së bashku i rrënojmë steriotipet dhe ndërtojmë një komunitet të qytetarëve të barabartë në një shoqëri multikulturore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, me rastin e Ditës Ndërkombëtare  të Romëve dërguan një video mesazh të përbashkët deri tek të gjithë qytetarët e bashkësisë së romëve me urime për festën, me të cilën festohet tradita dhe kultura unike e Romëve, si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore  botërore.

Kryeministri Zaev, në pjesën e tij të mesazhit dhe urimeve, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë të jenë aktivë dhe përgjegjës në kontributin e krijimit të një shoqërie të barabartë e të drejtë për të gjithë dhe si shtet  që investon në popullin e tij, shtet që është pjesë e botës globale demokratike.

 "Së bashku punojmë për qasje të lehtë në shërbimet cilësore sociale, mundësi të gjera për arsim dhe punësim, për një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse të qytetarëve të komunitetit rom. Për këtë integrim, kemi siguruar financa të veçanta nga buxheti qendror dhe nga donatorët për përfshirjen cilësore të romëve në të gjitha proceset e shoqërisë sonë", thotë në video urimin  me rastin e 8 Prillit - Dita Ndërkombëtare e Romëve, Kryetari i Qeverisë së RMV, Zaev.

Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, në këtë urim të  përbashkët për komunitetin rom me rastin e festës, thekson se sot, kur romët festojnë ditën e himnit të tyre, flamurit dhe gjuhës së tyre dhe me krenari promovojnë kulturën dhe traditën e tyre, komuna vazhdon edhe më tutje të siguroj jetë dinjitoze për të gjithë.

"E zhvillojmë Shuto Orizaren në vetëqeverisje lokale moderne. Së bashku, i thyejmë stereotipat dhe ndërtojmë një të ardhme të ndritur në një shoqëri multikulturore. Përmirësojmë infrastrukturën dhe e mbrojmë mjedisin jetësor.  Fal përpjekjeve të përbashkëta të pushtetit lokal dhe të qeverisë, këtë vit do të lëshohet në përdorim një kopsht të ri për fëmijë - 8 prill, e cila do të kontribuojë në cilësinë e arsimit parashkollor, si dhe një bibliotekë për studentët romë në kuadër të shkollës së mesme Shaip Jusuf. Po ndërtojmë parqe të reja dhe sigurojmë kushte dinjitoze për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë ", tha kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Dudush.

Kryeministri Zaev, në porosinë e përbashkët me rastin e Ditës Ndërkombëtarëve të Romëve edhe njëherë potencoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë me vëmendje i ndjekin të gjitha aktivitet për zbatimin e politikave për kyçje cilësore të Romëve në të gjitha proceset e shoqërisë sonë dhe i inkurajojnë pjesëtarët e komunitetit për pjesëmarrje më të madhe në të gjitha proceset.