Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Angjushev në takim pune me MATTO: Përmes bashkëpunimit dhe partneritetit me sektorin e biznesit hapim perspektivat për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot me ftesë të Odës Ekonomike Maqedoni - Turqi MATTO realizuan takim pune ku bashkë me përfaqësuesit e sektorit të biznesit të cilët i përfaqëson kjo Odë, shkëmbyen mendime dhe propozime për përmirësimin e biznes klimës dhe avancimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

 

Kryeministri Zaev përcolli përpjekjet e Qeverisë për të ndërtuar një marrëdhënie partneriteti mes institucioneve të sistemit dhe biznesit, që është i rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit në drejtim të hapjes së perspektivave për zhvillimin e vendit.

 

Në këtë takim pune, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë - Turqi MATTO, Ajdovan Ademovski, prezantoi Odën e cila numëron 100 kompani anëtare të cilat punësojnë 10.000 qytetarë tanë dhe theksoi përpjekjet për avancimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të partneritetit, që do të rezultojnë me pjesëmarrje serioze të sektorit privat në rritjen e zhvillimit ekonomik.

 

"Qeveria është këtu për t'u shërbyer qytetarëve dhe kompanive. Qëllimet tona politike janë të lidhura me qëllimet e biznesit dhe kjo është rritja e vendeve të punës për qytetarët tanë, rritja më e lartë e PBB-së, rritja e eksportit dhe konsumit. Të gjitha këto parametra pas zgjidhjes së çështjeve politike, janë në tendencë rritëse dhe presim që rritja të vazhdojë sepse mjedisi i përgjithshëm në vend është duke u përmirësuar", theksoi Kryeministri Zaev duke potencuar madhësinë dhe rëndësinë e miqësisë tradicionale të vendit tonë me Republikën e Turqisë, me të cilën në dy muajt e parë të vitit 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënojmë rritje në vëllimin e shkëmbimit tregtar me 10.7%", tha Kryeministri Zaev.

 

Zëvendëskryeministri Angjushev tha se rritja e PBB-së, nga deficiti në vitin 2017, tani shënon 3.7% në tremujorin e fundit nga viti 2018, që është rezultat i rritjes së ekonomisë reale dhe sektorit privat, që ndër të tjera është rezulat i mbështetjes nga Plani për rritje ekonomike, për rritje të konkurrencës dhe zhvillimit teknologjik të kompanive.

 

"Ju ftoj të aplikoni për masat mbështetëse nga Plani për rritje ekonomike. Kemi zgjeruar Ligjin dhe tani mund të aplikojnë për mbështetje edhe kapacitetet e përpunimit të prodhimeve bujqësore, ata që nuk shfrytëzojnë fonde nga programet IPARD dhe kompanitë nga TI, sepse me ndryshimet dhe softuerët e definuam si produkt. Gjithashtu edhe në pjesën e kritereve për numrin e të punësuarve, ka lehtësim", tha zëvendëskryeministri Angjushev.

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës,  Arbër Ademi kërkoi mbështetje nga sektori afarist për siç tha procesin më të madh reformues që do të fillojë të implementohet para vitit shkollor në shtator, reformën në arsimin e mesëm profesional.

 

"Arsimi duhet të prodhojë kuadro sipas kërkesave të tregut të punës dhe sipas nevojave të biznesit. Prandaj, reforma në arsimin e mesëm profesional është shumë e rëndësishme. Më shumë se 200 kompani kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në krijimin e programeve arsimore të reja, të cilat tani përveç arsimit profesional do të përmbajnë gjithashtu një pjesë të rendësishme të arsimit praktik", tha ministri Ademi.