Kryeministri Zaev në takim me kancelaren Merkel: Maqedonia e Veriut dhe Marrëveshja e Prespës janë inkurajim për të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, u mirëpritën nga ana e kancelares të Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel para fillimit të Konferencës për Ballkanin Perëndimor në Berlin.

Para fillimit të Konferencës, delegacioni qeveritar realizoi takim pune me kancelaren Merkel ku temë kryesore ishin përfitimet nga Marrëveshja e Prespës për stabilitetin, bashkëpunimin dhe paqen në rajon.

Bashkërisht është konstatuar  Maqedonia e Veriut dhe Marrëveshja e Prespës janë shembull pozitiv i Ballkanit dhe ai sukses është inkurajim për të gjitha vendet pjesëmarrëse në Konferencën për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Zaev dhe kancelarja Merkel  kanë theksuar rëndësinë e përfitimeve ekonomike të cilat i sjell bashkëpunimi dypalësh në mes Maqedonisë së Veriut dhe potencuan se bashkëpunimet e këtilla duhet të intensifikohen në të gjithë rajonin.

 Kryeministri Zaev, në takim theksoi se bashkëpunimi, miqësia dhe reformat që i zbaton vendi janë argumente serioze për vendim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian për fillim të negociatave gjatë verës.