Kryeministri Zaev dhe ministri Tevdovski në panel diskutimet e Asamblesë së Përgjithshme të BERZH-it: Hapen mundësi të reja për bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut ofron kushte të shkëlqyeshme për investime të reja

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski sot morën pjesë në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të BERZH-it në kuadër të Takimeve vjetore të Bankës, të cilat këtë vit mbahen në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë. Kryeministri Zaev mori pjesë në mëngjesin e punës me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe ministrat e financave, guvernatorë të BERZH-it, me ftesë të Kryetarit të BERZH-it, Suma Çakrabarti.

 

Më pas Kryeministri Zaev mori pjesë në panelin në nivel të lartë në të cilin morën pjesë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ku biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit të projekteve rajonale, për shfrytëzimin e mundësive për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe për rolin e rëndësishëm të BERZH-it, si partner i rëndësishëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor për plotësimin e këtyre qëllimeve.

 

Kryetari i BERZH-it, Suma Çakrabarti në fjalimin e tij përshëndetës veçoi Republikën e Maqedonisë së Veriut si shembull i shtetit me vizion dhe udhëheqësi të qartë dhe i uroi Kryeministrit Zaev për Marrëveshjen e Prespës dhe punën e përkushtuar reformave ekonomike të cilat janë kyçe për inkurajimin e investimeve të reja.

 

 

“Qëllimi i integrimit ekonomik rajonal është që të krijohet rajon për tregti të hapur dhe të lirë të mallrave, shërbimeve dhe investimeve, që gjithashtu do të paraqet edhe përgatitjen tonë për pjesëmarrje në tregun e vetëm të BE-së. Prandaj duhet tërësisht të jemi të përkushtuar për ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit rajonal në politikat investuese dhe tregtare, lehtësimin e transportit dhe respektimin e marrëveshjeve tregtare ekzistuese”, tha Kryeministri Zaev në pyetjen, cilët janë mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

 

Në panel diskutimin në të cilin debatuan kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Zaev, tha se implementimi i agjendës investuese rajonale për Ballkanin Perëndimor 6 do të rezultojë me targetimin më të mirë të vendeve të rajonit me aktivitete dhe hapa të veçanta të cilat duhet të ndërmerren në nivel kombëtar, me qëllim që të arrihet përshpejtimi dhe rritja  ekonomike.

 

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në panelin e guvernatorëve të BERZH-it të Ballkanit Perëndimor, në të cilin morën pjesë ministrat e financave të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës dhe ministri i Ekonomisë dhe tregtisë të Bonjë dhe Hercegovinës, theksoi se Qeveria ka bërë hap të madh në politikën e jashtme me zgjidhjen e kontestit për emrin, gjë që vendit i solli stabilitet politik. Gjithashtu realizohen reforma të cilat krijojnë më tepër mundësi për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë.  Ai theksoi se me hyrjen në NATO ndryshojnë perspektivat e ekonomike të vendit, si dhe që po ndërmerren një varg masash, investohet me kapital njerëzor që do të kontribuojë për rritje ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme.

 

“Kemi rritur investimet në arsim, shëndetësi dhe shërbimet sociale. E rëndësishme është se kemi filluar projekte të reja në arsim që do të rrisin punësimin e rinisë. Do të doja të theksoj projektin për “arsim të dyfishtë”, i cili krahas arsimit të mesëm standard do të mundësojë që të rinjtë të marrin përvoja te kompanitë më të mira të huaja në vend. Me këtë do të përmirësohen aftësitë e tyre dhe do t’u lehtësohet procesi i gjetjes së punës në të ardhmen”, tha Tevdovski.

 

Në panel, Tevdovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është destinacion i shkëlqyeshëm për investime me klimë afariste të shkëlqyeshme dhe kushte për udhëheqje të biznesit, si dhe me fuqi të kualifikuar punëtore.