Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u zhvillua ngjarje ku u prezantuan rezultatet e Raportit të OSBE-së për mirëqenie dhe siguri ndaj grave në vendin tonë.
Fjalime hyrëse mbajtën Kryetari I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shefi i misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Klemens Koja dhe këshilltarja speciale për çështje gjinore në OSBE, Amarsana Darisuren. Më pas vijoi diskutimi në temën, sfidat dhe aktivitetet e ardhëshme për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave, në të cilin mori pjesë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
“Duke rishikuar Raportin e OSBE-së një informatë më shqetësoi, vetëm 2 përqind e grave të anketuara që kanë përjetuar dhunë nga partnerët e tyre, në polici e kanë paraqitur si një incident serioz. Këtë duhet urgjentisht ta ndryshojmë. Gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet dhe e kanë me doemos të ndjehen të barabarta, të sigurta, të respektuara, të përfshira dhe plotësisht të integruara në një shoqëri me zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës. Obligimi ynë i përbashkët është që atë ta sigurojmë. Mos të ketë dilema – grate janë forca jonë për progres dhe partnere tona të barabarta", tha Kryeministri Zaev në fjalimin e tij.
Kryeministri Zaev tha se dhuna ndaj grave është e papranueshme dhe paraqet shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe Qeveria bashkë me të gjitha palët e interesuara do të punojë për avancimin e të drejtave të njeriut dhe mënyrën sistematike të avancimit të barazisë gjinore dhe eleminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave.
“Punojmë për zgjidhje ligjore të qarta dhe të padyshimta me të cilat parandalohet dhuna dhe mbrohen grate viktima të dhunës. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ratifikoi Konventën e Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), ndërsa në tetor të vitit të kaluar aprovoi Planin e Veprimit për zbatimin e Konventës për periudhën 2018-2020. Gjithashtu avancohen kushtet e nevojshme për mbështetje dhe mbrojtje të grave viktima ndaj dhunës. Për here të parë u hap Qendra për viktima ndaj dhunës seksuale në të cilën viktimat do të marrin mbështetje psiko-sociale dhe ndihmë për risocializimin dhe riintegrimin tyre dhe tri qendra për udhëzimin e viktimave ndaj dhunës seksuale, të vendosura në institucionet shëndetësore në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. Dhuna ndaj grave nuk është vetëm çështje e grave, por çështje që ka të bëj me secilin prej nesh. Pikërisht për këtë arsye duhet të punojmë në mënyrë të përbashkët dhe t’i japim fund të njëjtës.
Ju inkurajoj dhe ftoj të gjithë së bashku, institucione, organizata civile, organizata ndërkombëtare, aktiviste dhe aktivistë, të tregojmë se me të vërtetë nuk ka tolerancë për dhunën ndaj grave dhe vajzave në shoqërinë tonë", tha Kryeministri Zaev.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në fjalimin e saj në panel diskutimin falënderoi OSBE-në për Raportin dhe theksoi se i njëjti është me rëndësi të veçantë për shtetin, sepse në të kaluarën të gjitha vendimet janë sjell pa u mbështetur në argument dhe në të dhëna konkrete.
“Edhe pse para nesh ka shumë sfida, përsëri kjo Qeveri ka vullnet të fortë politik të punojë në zgjidhjen e këtij problemi dhe ta zbatojë Konventën e ratifikuar të Stanbollit. Rajoni i Shkupit tërësisht është i mbuluar me Qendra krize për gratë viktima të dhunës. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka vënë për detyrë që këtë vit të hapë 5 pika shërbimi dhe shpresojmë se me mbështetjen ndërkombëtare do të aktivizojmë kuadër adekuat i cili do të punojë dretjpërdrejtë me viktimat. Punojmë aktivisht në mënyrë plotësuese për ligjin e ri që do t’i përfshijë të gjitha format e dhunës ndaj grave, i cili këtë vit pritet të hyjë në procedure parlamentare”, tha Carovska.