Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Rregullore për përcaktimin e orarit të punës dhe mënyrën e udhëheqjes së evidencës elektronike të orarit të punës dhe realizimin e detyrave të punës.
Rregullorja për evidencën elektronike të orarit të punës dhe punës shtesë, përveç përcaktimit të rregullave për efikasitet maksimal gjatë orarit të punës të nëpunësve, rekomandon, kryerjen e detyrave të punës, në mënyrë profesionale, të qartë dhe në kohë, posaçërisht në pjesën e shërbimit për qytetarët, institucionet e tjera të sektorit publik, si dhe për kompanitë.
Për përmbushjen e detyrave të punës së tyre, nëpunësit në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së, janë të obliguar në mënyrë të rregullt t’i plotësojnë raportet për aktivitetet e punës, në bazë të së cilëve do të vlerësohet përmbushja dhe efikasiteti i tyre.
Në përputhje me parimet e Qeverisë së RMV-së, për shërbime të hapura, në dispozicion dhe efikase për qytetarët, Rregullorja ka për qëllim të arrijë përgjegjësi më të madhe në punën e nëpunësve të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë.
Sistemi do të përmirësojë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve dhe ka për qëllim për të krijuar një sistem të vlerave dhe meritor, për shpërblimin e nëpunësve, për angazhim plotësues jashtë orarit të punës, për dhënien e shërbimit cilësor në interes të qytetarëve dhe personave juridikë dhe të përcaktojë masa për mospërmbushjen e detyrave ose për përmbushjen sipas standardeve të parapara për efikasitet dhe cilësi.