Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistën e mbrëmshme për TV Klan foli për pritjet e marrëdhënieve me Greqinë, realizimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë dhe me fqinjët e tjerë.
“Veten e konsideroj njeri të guximshëm dhe të gjitha vendimet i kemi sjellë për vendin tim. Ne, unë dhe homologu im grek Cipras, nuk kemi kalkuluar me karrierat dhe rejtingjet tona për shkak të bindjeve tona për të mirën e gjeneratave të ardhshme. Dhe prandaj në këtë mënyrë e shoh Kryeministrin e ri të Republikës së Greqisë, Kirijakos Micotakis”, tha Kryeministri Zaev në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe shtoi se në bisedën e parë me Micotakisin kanë shprehur dëshira dhe pritje miqësore që të vazhdojë partneriteti strategjik dhe miqësia.
Kryeministri Zaev shprehu kënaqësinë me arritjet e deritanishme sa i përket përmbushjes së interesave strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe kjo është siç tha anëtarja e ardhshme e NATO-s, sigurimi i integrimit të plotë evropian, prosperiteti ekonomik dhe përfitime për të gjithë qytetarët.
“Kam luftuar për shqiptarët dhe për komunitetet më të vogla etnike. Sepse besoja në një shoqëri”, theksoi Kryeministri Zaev dhe tha se në një vend të vogël si i yni vërehet se opozita, edhe pse fajëson, nuk është marrë që të zgjidhë problemet.
“Opozita duhet të angazhohet me zgjidhjen e problemeve dhe të merr pjesë në zgjidhjen e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian. Kjo do të ndodh në tetor. Ata duhet të tregojnë vullnet politik që të përfshihen, së bashku të zgjidhim për shembull, Ligjin për Prokurorinë Publike, sepse të gjitha reformat e tjera gjyqësore janë zgjidhur”, theksoi Kryeministri.
Kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut ka mbështetje të qartë nga Bullgaria kur flet për anëtarësimin tonë në BE, që mund të shihet nga deklaratat e mbështetjes së Kryeministrit Borisov.
“Duhet të kemi kujdes për të gjitha deklaratat publike. Zgjidhje ka dhe ajo është në Marrëveshjen për bashkëpunim dhe miqësi. Në historinë e përbashkët me mençurinë e komisioneve të të dy vendeve dhe konsultimit tonë si politikanë do të rezultojë zgjidhja”, tha Kryeministri Zaev për bashkëpunimin me Bullgarinë.
Ai theksoi se mënyrat e zgjidhjes së problemeve të vendit tonë janë mirëpritur nga të gjithë krerët e Bashkimit Evropian.
“Ishim shtet i robëruar tani jeni jemi shembull i ndritshëm. Para dy viteve ishim në prag të luftës qytetare, sot jemi të krenar që shkojmë përpara me botën demokratike dhe duhet të jemi krenarë, tani të gjithë e dinë dhe flasin për ne. Të gjithë vendet e BE-së qëndrojnë pas nesh”, tha Zaev.
Në intervistën televizive Kryeministri Zaev foli për zhvillimin e projekteve infrastrukturore të Korridorit 8, pjesën e hekurudhës e cila kushton mbi 650 milionë euro, sigurohen kredi dhe ndërtohet në 92 lokacione. Kryetari i Qeverisë, Zaev shtoi se janë shmangur të gjitha mangësitë për ndërtimin e autostradave dhe është siguruar një grant nga Bashkimi Evropian për autostradën Shkup-Bllacë, që do të fillojë të realizohet këtë verë.
Gjithashtu është përmendur se përveç projekteve për gazifikimin, rrugët lokale, projektet infrastrukturore dhe projektet e ujësjellësve dhe kanalizimeve planifikohet “One stop shop” në kalimin kufitar Qafë Thanë dhe vlerësoi se afërsia e portit të Durrësit në Shqipëri është shumë e rëndësishme për lidhjen me Korridorin 8 edhe nga aspekti ekonomik edhe për prosperitetin e të gjithë qytetarëve.
“Mbetemi miq me Serbinë. Miqësia përshpejton rritjen ekonomike, sjell vende të reja pune dhe përmirëson produktin e brendshëm bruto. Ne nuk duam të prishim miqësinë dhe kështu do të vazhdojmë ", tha Kryeministri Zaev, duke përfunduar se bashkëpunimi ekonomik me fqinjët do të rritet dhe vlerësoi se integrimi në NATO dhe BE do të kontribuojë në rritjen e dëshiruar ekonomike në Maqedoninë e Veriut.