Kryeministri Zaev në sesionin plenar të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së: Vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët e përfshira në botën e sotme të fragmentuar, veprojmë në vendet tona për një botë më të mirë për të gjithë ne

Kryeministrit Zaev në sesionin plenar të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së: Vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët e përfshira në botën e sotme të fragmentuar, veprojmë në vendet tona për një botë më të mirë për të gjithë ne

 

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm,

I nderuar Kryetar,

Të nderuar zonja dhe zotërinj, shkëlqesi dhe kolegë,

 

 

Vendi im është anëtar i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1993, por sot për herë të parë ju drejtohem si përfaqësues i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë vit hyri në fuqi Marrëveshja e Prespës, me çka u zgjidh dallimi 27-të vjeçar që kishim me Greqinë. Dallimi dypalësh kishte implikime serioze negative, rajonale dhe multilaterale dhe fatkeqësish u bë i njohur në tërë rajonin si problem i vështirë.

 

Sot kemi vetëm kontribute nga dallimi i zgjidhur. Përfundimisht e kompletuam letërnjoftimin tonë në KB. Krahas emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, për gjuhën qëndron: gjuha maqedonase, ndërsa për shtetësinë: maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tani kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Greqinë. Bashkëpunimi dypalësh është përmirësuar. Me këtë kemi kontribuar në përforcimin e stabilitetit rajonal dhe nxitjen e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.

 

Marrëveshja e Prespës, bashkë me Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, përshpejtoi integrimin tonë në NATO dhe i mënjanoi pengesat më të mëdha për integrimin tonë në BE.

 

Këtu dua të nënvizoj se jemi mirënjohës ndaj KB-së për gjithë mbështetjen, e cila më së shumti u vërejt gjatë punës së përkushtuar dhe të palodhshme 20-vjeçare  të Metju Nimic, Deputet special i Sekretarit të Përgjithshëm i KB-së, i cili punoi bashkë me ne në gjetjen e zgjidhjes. Besojmë se Marrëveshja e Prespës është shembull i vërtetë për forcën e diplomacisë dhe dialogut. Ajo është shembull i dobishëm për shumë çështje tjera të hapura. Çdo problem është i ndryshëm dhe i veçantë në këtë botë, por dialogu dhe diplomacia mbeten qasja më e mirë në zgjidhjen e tyre. Si liderë të vendeve tona, u kemi borxh qytetarëve ti zgjidhim problemet, të ruajmë paqen dhe të krijojmë kushte për zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë.

 

Të nderuar kolegë,

Kam nderin të mbaj fjalim para këtij trupi të rëndësishëm në një kohë kur veçanërisht është e rëndësishme përsëri të bashkohemi në luftën kundër sfidave ekzistuese dhe të sapokrijuara dhe përsëri ti shprehin angazhimet për vlerat tona të përbashkëta – paqe, demokraci, të drejta të njeriut, sundimi i së drejtës dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Bota është në udhëkryq dhe për këtë na nevojitet Organizatë më e fuqishme e Kombeve të Bashkuara e cila do të qëndrojë pas të gjithëve dhe do të jep rezultate për të gjithë. Dhe asnjë të mos lë pas vetes. Në botë të ngarkuar me pasiguri nevojitet rend ndërkombëtar i bazuar në parime, multilateralizëm efektiv, në të cilin rol themelor do të kenë Kombet e Bashkuara të fuqishme të përqendruara në veprim.

 

Menaxhimi i përgjegjshëm në planin e brendshëm dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare, kërkon shkathtësi të reja të shumanshme dhe të ndryshme, por njëkohësisht edhe qasje dhe zgjidhje të guximshme të bazuara në respektimin e rreptë të parimeve dhe normave të kontraktuara.

 

Bota edhe më tej përballet me probleme të cilat i kalojnë kufijtë, problemet të cilat janë jashtë kontrollit tonë individual. Këtë gusht, për herë të parë në histori, Islanda humbi një akullnajë të tërë për shkak të ndryshimeve klimatike. Në një shkëmb në Islandë u vendos pllakë bronzi në kujtim të akullnajës së humbur me qëllim që të mos harrohet zhdukja e saj, si rezultat i ngrohjes globale.   Kjo duhet të jetë paralajmërim global për të gjithë ne.

 

Në fillim të kësaj jave biseduam për gjërat që duhet bërë urgjent që të plotësojmë detyrimet e marra për përmirësimin e ndryshimeve klimatike. Samiti për ndryshimet klimate, i organizuar nga Sekretari i Përegjithshëm nën moton “Garë në të cilën mund të fitojmë. Garë në të cilën patjetër duhet të fitojmë”, na mundësoi të përforcojmë angazhimin tonë drejtë Marrëveshjes së Parisit dhe ambiciet tona ti ngremë në nivel edhe më të lartë, të njohim dhe të pranojmë ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi sigurinë dhe stabilitetin e botës dhe pasojat shkatërruese nga këto ndryshime mbi njerëzimin. Samiti, gjithashtu, na mundësoi të mobilizojmë energjinë e palëve të ndryshme të interesuara të cilët punojnë në ndryshimet klimatike dhe të pranojmë se detyra jonë në këtë kontekst ka karakter global. Por ajo që të gjithë ne e bëjmë në planin e brendshëm ka një rëndësi thelbësore për suksesin. Prandaj kontributet Nacionale të përkufizuara janë kyçe që të përshpejtojnë aktivitetet në raport me ndryshimet klimatike. RMV i rriti kontributet nacionale sipas Marrëveshjes së Parisit, ndërsa të njëjtat janë të përfshira si qëllime në ligjet dhe politikat tona nacionale. 

 

 

Zotëri Kryetar,

 

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm për punën e Organizatës tonë jep pasqyrë për gjendjet në botë dhe për përpjekjet e Kombeve të Bashkuara në raport me të njëjtat. Raporti na jep  fotografi të qartë për sukseset por edhe për dështimet, për çështjet me prioritet por edhe çështjet e ardhshme të veprimit.

 

Sekretari i Përgjithshëm me të drejtë e përmendi Marrëveshjen e Prespës ndërmjet vendit tim, tanimë Maqedonia e Veriut dhe Greqisë, si një nga pikat ndriçuese nga periudha e kaluar.

 

Para dy viteve, para Asamblesë shpreha vendosmërinë tonë për të gjetur zgjidhje me Greqinë për çështjen e emrit. Në qershor të vitit të kaluar e nënshkruam Marrëveshjen dhe këtë vit me 14 shkurt Marrëveshja hyri në fuqi.

 

Që të arrijmë deri këtu duhej besim dhe para së gjithave vizion. Nevojiteshin edhe diplomacia, këmbëngulja dhe besimi i ndërsjellë. Marrëveshja ka për qëllim të tejkalojë historinë e mosbesimit dhe raporteve të ngarkuara, duke vendosur themelet e një ere të re, ere të miqësisë dhe partneritetit të ardhshëm. Vendosëm të lëmë pas hendeqet e ngurtësuara të së kaluarës dhe të kthehemi drejt një perspektive të re të ndriçuar, nëpërmjet partneritetit dhe zgjidhjeve të arritura me bashkëpunim.

 

Nuk patëm garanci për sukses. Suksesin e arritëm së bashku me kolegët tanë nga Greqia. Kjo është kthesë e cila duhet të shërbejë si katalizator në procesin e transformimit të Ballkanit.   Kjo mund të vlejë si shembull për tejkalimin e problemeve të vështira afatgjate, për të cilat mendohet se nuk ka zgjidhje.

 

Zotëri Kryetar,

Zonja dhe zotërinj,

Vendi im është partner aktiv në koalicionet ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe do të vazhdojë të kontribuojë në përpjekjet multilaterale në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha problemet që dalin nga i njëjti.
 

Shpreh im lëvdata për punën dhe përpjekjen e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë fushë. Ai e meriton gjithë mbështetjen tonë.

Në këtë kontekst gjendjet serioze në Siri, Jemen, Libi, Afganistan, situata e ndërlikuar në Lindjen e Afërt dhe situata serioze në disa pjesë të kontinentit afrikan, kërkojnë vëmendjen tonë të plotë dhe diplomacinë efektive.

Edhe një sfidë bashkëkohore janë migrimet masive. Me vite jemi në linjën e parë të frontit dhe kemi përvojë të dorës së parë në raport me ndikimin e migrimeve. Kriza me migrantët gjithashtu na paralajmëron se nuk mund të punojmë vetë në izolim. Vazhdimi i krizës së migrantëve tregon se nuk mund të shtypim pullën për pauzë. Në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe nëpërmjet organizatave tjera rajonale duhet të bashkojmë përpjekjet tona dhe me vizion strategjik, mekanizëm për bashkëpunim dhe nismë duhet ti zgjidhim shkaktarët e krizës së migrantëve të ndajmë aspektet pozitive nga rrjedha e migrantëve dhe krizën ta shndërrojmë në mundësi. Sikurse në periudhën e kaluar, vazhdojmë të jemi aktiv për bashkëpunim në këtë proces.

Zotëri Kryetar,

 

Informacionet e rrejshme dhe dezinformatat, bashkë me fushatat tërësisht të orientuara edhe më tej janë kërcënim dhe fundosin sundimin global demokratik, njëkohësisht duke vënë në sprovë qëndrueshmërinë e shoqërive demokratike në të gjithë botën. Kërcënimet hibride janë rrezik për ardhmërinë e shoqërive tona demokratike. Duhet të bashkojmë burimet, të harmonizojmë përpjekjet e përbashkëta dhe të zbatojmë qasjen që do të përfshijë më shumë palë të interesuara në luftën kundër sfidave. Gjithashtu duhet ti mbindërtojmë  disa shembuj për menaxhim me këto sfida.

 

Avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia dhe sundimi i së drejtës mbeten shtyllat themelore të vlerave dhe veprimit të KB-së.  

Zoti Kryetar,

Maqedonia e Veriut edhe më tej do ti mbështet të gjitha veprimet kundër përhapjes së armëve për shkatërrim në masë dhe kundër tregtisë ilegale me armë dhe do ti mbështet të gjitha përpjekje për çarmatim. 

Në këtë kontekst i bashkohemi thirrjes që Republika Popullore Demokratike e Koresë të nënshkruajë dhe të ratifikojë Marrëveshjen për ndalesë gjithëpërfshirëse të testimit bërthamor dhe të ndërmerr aktivitete kredibile në qëllimet për çarmatim bërthamor të plotë.

RMV-ja edhe më tej fuqishëm mbështet multilateralizmin. Do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët e interesuara në botën e sotme të fragmentuar. Kjo është bota jonë e përbashkët. Ftojmë anëtarët e KB-së që të përforcojnë përpjekjet e tyre për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Angazhimet që i ndërmarrim në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së transferohen në të gjithë botën. Gjithsesi veprimi ynë në vendet tona e siguron mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mirëqenien e secilit. Me veprat tona ti arsyetojmë angazhimet tona për një botë më të mirë për të gjithë.

 

Ju falënderoj.