Kryeministri Zaev në intervistën për “Detektor”: Shteti po përmirësohet, ndërsa nga zbatimi i së drejtës qytetarët presin vendime për zgjidhjen e rasteve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në intervistën për TV magazinën “Detektor” konfirmoi se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, duke i vlerësuar  kërkesat e opozitës si të paargumentuara me qëllim që të parandalojë plotësimin e politikave të Qeverisë, dhe me atë të vendos rend në shtetin e së drejtës, të kthejë besimin në institucione dhe ekonomia të jep rezultatet e veta me sigurimin e standardit më të mirë të qytetarëve.

 

“Nevojitet që përfundimisht vendi ynë të qëndrojë një mandat të tërë, të rrumbullakojë politika, të realizojë premtime, politikën drejt qytetarëve, të bëhet një mesatare e mirë dhe pastaj të shkohet në zgjedhje. Me të vërtetë, si parti politike dhe garniturë politike, sollëm vendime serioze të guximshme, sinqerisht duke besuar sinqerisht se këto vendime do të thonë standard ekonomik”, tha Kryeministri Zaev.

Lidhur me rastin “Zhvatje”, Kryeministri Zaev vlerëson se pas përfundimit të hetimit përmes aktakuzës, i tërë rasti do të jep përshtypjen e besimit ndaj institucioneve dhe politikanëve.

 

“Sepse, me të vërtetë përfaqëson rast ku padyshim pa rezerva të kujtdo, vihet vulë e fuqishme e pavarësisë së sistemit gjyqësor në këtë rast të Prokurorisë Publike, e lehtësuar nga çfarëdo shtypje në vazhdimin e hetimit për një korrupsion të tillë të lartë”, thotë në intervistë Kryeministri duke shtuar se vetë fakti që një prokuror është në paraburgim dhe përfaqësues i një mediumi, paraqet porosi serioze që institucionet nuk bëjnë dallim, dhe për të gjithë për të cilët ekzistojnë indikacione për pjesëmarrje në veprave penale të caktuara, duhet të përgjigjen.

“Për mua kjo ka shumë rëndësi sepse edhe si shtet juridik, kjo do të thotë ekonomi. Kjo do të thotë investime, do të thotë paga më të larta, standard ekonomik, dhe e gjithë kjo është e lidhur me ambientin e përgjithshëm të krijimit të klimës të volitshme për jetë ne vendin tonë”, theksoi Kryeministri.

 

Duke komentuar gjendjen në shtet, Kryeministrit Zaev shprehu kënaqësi për siç tha ai “shërimin” e shtetit, kur nga shtet i robëruar, nga shtet ku nuk ekzistonte drejtësia, me gjyqësor të kontrolluar, tani ekziston lirim i qartë i shtetit, liri e shprehjes, liri e jetesës dhe përforcimit të shtetit të së drejtës.

 

“Gjithsesi ky është proces, ndodh edhe në vendet evropiane. Në Poloni, Hungari dhe shumë vende të tjera ky është debat i përgjithshëm, por unë jam i kënaqur me intensitetin e avancimit të kushteve të përgjithshme në RMV. Nuk jam i kënaqur vetëm nga intensiteti i shtetit të së drejtës. Vendosja e drejtësisë duhet të bëhet shpejtë. Ndërsa gjykatësit dhe prokurorët duhet të sjellin vendime vetëm në bazë të ligjit dhe në bazë të besimit të tyre. Si për rastet e PSP-së poashtu edhe për “Zhvatjen”, dhe për të gjitha rastet tjera. Duhet që sa më parë të sillen vendimet që qytetarët të marrin të gjitha të vërtetat që i presin”, deklaroi Kryeministri Zaev në intervistën për “Detektor”.

 

Kryeministri Zaev ritheksoi se të ty qëllimet strategjike të vendit janë data për fillimin e negociatave me BE-në dhe anëtarësimi në NATO dhe se rezultatet nga këto qëllime sigurojnë vend të sigurt, stabil dhe të pavarur, ku në mënyrë shtesë nëpërmjet fondeve evropiane dhe negociatave do të forcohen kapacitetet e institucioneve të cilat do të modernizojnë dhe përmirësojnë në përgjithësi jetën e qytetarëve.

 

“Këtë gjë e përkrahim mbi 80 % të qytetarëve të shtetit,të gjitha subjekteve politike, të gjithë përfaqësuesit e Kuvendit. Unë besoj se edhe BE dhe NATO dhe shteti i së drejtës dhe rezultatet ekonomike me mandat të përfunduar, do të sjellin rezultat pozitiv për këtë garniturë qeverisëse e cila pati guximin të merr vendime të guximshëm për të gjithë qytetarët e vendit”, theksoi Kryeministri Zaev në intervistën për TV magazinën “Detektor”, duke potencuar se vendimi më i rëndësishëm për politikanët e kanë qytetarët, të cilët vlerësojnë punën e tyre dhe rezultatet në zgjedhje.