Konferenca ndërkombëtare "Drejt konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit", në organizim nga zyra e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, që u mbajt sot në Shkup, është organizuar për të siguruar një platformë të gjerë për diskutim mbi Strategjinë Kombëtare për të zhvilluar konceptin e një shoqërie dhe interkulturalizmin midis përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe organizatave ndërkombëtare, komunitetit akademik dhe shoqërisë civile.
Koncepti i strategjisë është vendosur në përputhje të plotë dhe respektim të angazhimeve dhe rekomandimeve ndërkombëtare të organizatave kyçe ndërkombëtare, të tilla si Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe organet e tij dhe në përcaktimet politike të OSBE-së “Kahëzimet nga Lubjana për integrimet e shoqërive të llojllojshme” në Komisarin e Lartë për pakicë nacionale të OSBE-së nga viti 2012.
Në fjalimin e tij në konferencë, Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev theksoi që si vend, i vendosim themelet e mirëkuptimit ndër-kulturor dhe dëshmojmë se mund të bëhemi model për shoqëri të suksesshme dhe funksionale të barabartë për të gjithë.
“Interkulturalizmi është i lidhur ngushtë me vlerat si sundimi i së drejtës, të drejtat e njeriut, demokracinë, kulturën e paqes dhe dialogut, respektimit reciprok, barazinë gjinore, si dhe identitetin evropian, Dallimet në shoqërinë tonë i llogarisim si përparësi e jona dhe do të vazhdojmë ti shfrytëzojmë në mënyrë pozitive, ti mësojmë pasardhësit tanë që solidariteti, toleranca dhe mos-diskriminimi në të gjitha bazat, janë përfitimet të cilat mund vetëm të na bashkojnë, e jo të na ndajmë”, theksoi Kryeministri Zaev në fjalimin e tij.
Ministri për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov, si nikoqir i konferencës, potencoi se kur nuk ka drejtësi, kur sundon korrupsioni dhe kur ekonomia ngec, të dëmtuar janë të gjithë.
“Sa më shumë të bashkohemi rreth vlerave të cilat i avancojnë barazinë dhe integrimin e shoqërisë nëpërmjet tolerancës ndërkulturore dhe dialogut – aq më i fortë do të jetë kombi ynë. Gjatë periudhës së kaluar dëshmuam se kemi kapacitet për të ndarë dhe për të shpërndarë stabilitet dhe lajme të mira edhe në Rajon, por edhe jashtë Rajonit nëpërmjet përkushtimit të fortë politik dhe lidershipit për tejkalimin e çështjeve të hapura me fqinjët, por edhe me zbatimin e guximshëm të agjendës reformuese të vendit, me qëllim të sigurimit të një të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, theksoi ministri Dimitrov.
Shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Klemens Koja në Shkup theksoi se OSBE i ndihmon vendit që të tërheq trendet e ndarjes dhe të përforcojë kapacitetet e saja në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë.
“Unë me të vërtetë i konfirmoj dhe i mbështes përpjekjet e Kabinetit të Kryeministrit ta zhvillojë dhe ta zbatojë këtë strategji”, shtoi ambasadori Koja.
Lamberto Zanier, Komisar i Lartë i OSBE-së për pakica nacionale gjatë fjalimit të tij theksoi se e uron Kryeministrin Zaev dhe Qeverinë për përpilimin e kësaj strategjie, e cila, në botë në të cilën ka shumë ndarje, po bën promovimin e politikave që kanë për qëllim bashkim dhe kohezion dhe promovojnë stabilitet.
“Edhe ky parim themelor është në thelbin e mandatit tim. Integrimi është rrugë dykahëshe dhe i zmadhon të drejtat në shoqërinë e bashkësive etnike. Zbatimi i kësaj strategjie dhe Marrëveshjes Kornizë i mënjanon të gjitha linjat e ndara edhe në bazë etnike. Suksesi i një shoqërie shihet në suksesin e integrimit. Maqedonia e Veriut nuk guxon të ketë shkolla të ndara dhe një nga qëllimet e zyrës time është të futet edhe integrimi në arsim”, tha gjatë fjalimit Komisari i Lartë i OSBE-së për pakica nacionale, Lamberto Zanier.
Shefi i Delegacionit të BE-së në RMV, Samuel Zbogar, iu përkushtua guximit të Qeverisë për miratimin e kësaj strategjie në të cilën nuk mund të ketë një shoqëri, përderisa të drejtat individuale etnike dhe kulturore nuk respektohen.
“Kjo strategji është përpjekje të transformohet një shoqëri për të siguruar barazi, të drejta dhe mundësi për të gjithë. BE-ja jep mbështetje të gjerë politike dhe mbështetje financiare për implementimin e Marrëveshjes Kornizë. Ka nevojë për angazhim të fuqishëm nga të gjithë, vizion dhe angazhim bashkë me sektorin joqeveritar të formohen politika të cilat do të funksionojnë në teren. Natyra e procesit është punë në vazhdimësi”, shtoi Zhbogar në Konferencë ndërkombëtare “Drejt konceptit për një shoqëri dhe ndërkulturalizëm”, në organizim të Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së RMV-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, e cila sot u mbajt në Shkup.