Takim i Kryeministrit Zaev me ekipin tonë të Përbashkët të komisionit të ekspertëve të përbashkët multidisiplinar për histori dhe çështje të arsimit me Bullgarin: Qeveria mbetet e përkushtuar në ndërtimin e konsensusit të përbashkët për të gjitha çështjet

Kryetari  i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev sot pati takim me historianët tanë, anëtarë të Komisionit të ekspertëve të përbashkët multidisiplinar për histori dhe çështje të arsimit, ku ishin prezent edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kabinetit të kryeministrit.

Bisedimet e sotme, janë në kuadër të kornizës së konsultimeve vijuese në raport me punën e Komisionit para takimit të nesërm me kolegët e tyre bullgarë në Ohër.

Në këtë takim u theksua se Qeveria mbetet e përkushtuar në Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, si dhe për kultivimin e dialogut dhe ndërtimit të konsensusit të përbashkët për të gjitha çështjet nën kompetenca të punës së Komisionit.