Kryeministri Zaev: Dallimi është i madh mes kësaj thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe asaj që në vazhdimësi i bënte Gruevski, ne këtë e bëjmë me një varg suksese dhe me përgjegjësi kërkojmë mandat për të vazhduar në rrugën e drejtë
Dallimi është i madh mes thirrjesh për zgjedhje të jashtëzakonshme që i iniciova në vitin 2019 dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme që i inicoi Gruevski nga viti 2008 deri në vitin 2014. Me fillimin e vitit të ardhshëm ne hyjmë në vitin e katërt të mandatit tonë, ndërsa Gruevski këtë e bënte qysh në vitin e dytë, tha Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev, në emisionin “Otvoreno” në TV 24.
“Gruevski këtë e bëri për herë të parë në vitin 2008 pas mossuksesit të Qeverisë së tij në Bukuresht. Ne këtë e bëjmë pas një vargu të sukseseve, të pranuara në tërë botën. Evropa na pranoi. Për shkak të debateve të tyre të brendshme dhe çështjeve të pazgjidhura nuk e fituam datën e pritur për fillimin e negociatave për aderim. Për disa muaj ne do të jemi anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Ky është plotësim i një nga dy qëllimet strategjike të shtetit. Ky është realizim i një nga dy qëllimet strategjike të shtetit, ndërsa çështja për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE është çështje kohe”, shtoi Kryeministri Zaev.
Ai shtoi se për dy vite u realizuan arritjet të cilat për 10 vitet e kaluara ishin të bllokuara për shkak të politikave të qeverisë paraprake.
“Ne për dy vite kemi zgjidhur të gjitha çështjet e hapura bilaterale. Kemi realizuar efektet e reformave. Anketat tona tregojnë se kemi përparësi për 3 %. Ky është rezultati i mandatit i cili zgjat dy vite dhe 4 muaj, për shkak se na u morën 6 muaj. Tani kemi buxhet të rrjedhshëm, rritje të vazhdueshme të rrogave çdo muaj. Paga minimale është rritur për 60 % nga vlera e pagës minimale para korrigjimit të parë të vitit 2017. Kemi më tepër se 8 % rritje të të ardhurave në Buxhet. E gjithë kjo shkon në favor të përfitimeve nga reformat, siguria që na e siguron vetë anëtarësimi në NATO dhe proceset integruese në BE”, theksoi Kryeministri Zaev dhe potencoi se anëtarësimi ynë në BE nuk ka alternativë.
Kryeministri Zaev: Nuk do të lejoj që dikush të akuzojë se faji është tek ne, vendi ynë bëri performansën më të mirë në pikëpamje të të gjitha reformave krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit
Nе e duam Evropën, sepse duam që ta kemi atë që e ka edhe Gjermania, Holanda dhe vendet e zhvilluara dhe vazhdojmë edhe me partneritet strategjik me NATO- dhe SHBA-të, theksoi Kryeministri Zaev në emisionin “Otvoreno” në TV24.
“Ne jemi avancimin e bashkëpunimit brenda në Ballkanin Perëndimor, por në frymën e Procesit të Berlinit, të agjendës ekonomike evropiane, për të gjithë atë që do të na afrojë sa më shpejt drejt anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në BE”, theksoi Kryeministri Zaev, duke shtuar se nuk do të lejojë që askush të na akuzojë se faji është tek ne, kur vendi ynë e bëri performansën më të mirë në pikëpamje të të gjitha reformave, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.
“Do të vazhdojmë të punojmë dhe do ti ndjekim vlerat evropiane, për të dhënë më shumë argumente që të ndryshojmë vendimin në favor tonë”, theksoi Kryeministri Zaev lidhur me pritjet për vendim të ri nga BE-ja në maj.
Ai u përqendrua edhe në nevojën, zgjedhjet tu japin hapësirë qytetarëve të vendosin në cilën rrugë do të vazhdojnë, në rrugën në cilën vendi lëviz në dy vitet e fundit ose në rrugën e unifikimit, nacionalizmit dhe nxitjes së intolerancës ndaj komuniteteve të caktuara që bëhej në të kaluarën.