Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 161-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 161-të me më tepër pika në rend të ditës nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.

Në këtë mbledhje Qeveria do të sjell qëndrim për propozim-vendimin për dhënie të pëlqimit të Marrëveshjes për ndryshimin e statusit bashkim mes Ndërmarrjes Publike Sistemi i kolektorëve Shkup dhe NPN PROAQUA Strugë.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbledhje do të shqyrtohet Propozim-vendimi për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të huaj.

Në mbledhjen e sotme ministrat në Qeveri do të prononcohen për informacionin për përparimin e implementimit të Kontrollit strategjik të mbrojtjes 2018, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në rend dite të mbledhjes sot do të gjendet edhe informacioni për nevojën e furnizimit dhe instalimit të pajisjeve mjekësore, inventarit mjekësor dhe jomjekësor për nevojat e Institucioneve shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe informacioni për statusin e realizimit të programeve për bashkëpunim ndërkufitar dhe transnacional, të cilat zbatohen në kuadër të Instrumentit për ndihmë  paraqasëse për periudhën janar-qershor të vitit 2019, që do ta prezantojë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Mbledhja e rregullt e 161-të e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është paraparë të fillojë në orën 12:00.