Zaev dhe Angellovska për Raportin e FMN-së: Komentet nuk janë negative, përkundrazi ato në mënyrë pozitive e inkurajojnë Qeverinë të vazhdojë me reformat

Shteti ka fleksibilitet maksimal , gjithmonë mund të bëjmë rebalanc, të intervenojmë me mjete, likuiditeti i shtetit është i lartë.

Banka popullore i ndjek trendet, ne jemi shtet stabil dhe mund të reagojmë, tha Kryeministri Zaev në debatin publik me rastin e Propozim-buxhetin për vitin 2020 në RTNM, lidhur me raportin për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

 

Për Raportin e FMN-së, ministrja e Financave Nina Angellovska, tha se FMN është institucion i cili gjithmonë ka qasje konservatore dhe është shumë e kujdesshme gjatë dhënies së konkluzave, por se komentet e saja nuk janë negative në raport me vendin tonë.

 

“Lidhur me raportin shkruan se pritet të ngadalësohet rritja e të ardhurave për shkak të relaksimit të politikave tatimore. Kjo nuk do të thotë se pritet ulje ose se komenti është negativ. Nga ana tjetër, në komentin për shpenzimet thuhet se këto masa, pagat nominale dhe rritja, përkundrazi do të mundësojnë injektim të shpejtë që do të kontribuojë në rritje të konsumit privat i cili presim të lëvizë rritjen ekonomike që është projektuar në 3,8 %”, tha Angellovska duke shtuar se pozitivisht janë vlerësuar reformat dhe Qeveria inkurajohet që të vazhdojë me to. 

 

Lidhur me çështjen se a ekziston plan rezervë në projeksionin buxhetor, në rast të rrezikut nga kriza e re ekonomike në kuadër evropian dhe botëror, ministrja Angellovska tha se në Raportin dhe në konkluzat nga FMN-ja nuk ka paralajmërime të tilla.