Kryeministri Zaev nga nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim për mbështetje të reformave zgjedhore: Jemi të hapur për reforma serioze dhe thelbësore në procesin zgjedhor, me rëndësi është që qytetarët të jenë të motivuar duke votuar në zgjedhje

Me qëllim që të përforcohen  institucionet që realizojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, me fokus  partitë politike të demokratizuara  përbrenda,  politikat dhe programet zgjedhore të të cilave janë të orientuara nga qytetarët dhe nevojat e tyre, sot Kryetari i Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në emër të Qeverisë së RMV-së nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me ambasadoren zvicerane Sibill Zuter në emër të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim për mbështetjen e reformave zgjedhore në RMV për periudhën 2019-2023.

 

Në vazhdim ua përcjellim në tërësi deklaratën e Kryeministrit Zoran Zaev:

“Sapo e nënshkruam Memorandumin për bashkëpunim në Programin “Mbështetje e reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” me Ambasadën e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në emër të Agjencisë të Zvicrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

 

Reformimi i proceseve zgjedhore në harmonizim me parimet demokratike dhe respektimi i të drejtave të njeriut është prioritet për Qeverinë. Mbështetja e Qeverisë së Zvicrës është jashtëzakonisht e rëndësishme për realizimin e angazhimeve tona në këtë pjesë. Qëllimi kryesor i programit është realizimi i zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme, të cilat do të mundësojnë pjesëmarrjen politike të votuesve duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre nga të cilët do të kërkohet llogari.

 

Konkretisht, programi duhet të rezultojë me institucione të përforcuara që zbatojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase. Fokusi do të jetë gjithashtu tek partitë politike të demokratizuara përbrenda, politikat dhe programet zgjedhore  të të cilave duhet të jenë të orientuara kah qytetarët dhe nevojat e tyre. Nga ana tjetër, qytetarët do të jenë më të edukuar  dhe të informuar për të kërkuar llogari  nga partitë politike dhe funksionarët  e zgjedhur.

 

 

 

                                           

 

Qëllimi i Qeverisë është të siguroj qëndrueshmëri në realizimin e këtyre qëllimeve. Nga këtu pas përfundimit të mbështetjes nga ana Qeveria së Zvicrës të paraparë deri në vitin 2023, të gjitha veglat dhe instrumentet të zhvilluara përmes programit do të ndërmerren nga ministritë që edhe më tej të shfrytëzohen për të njëjtin qëllim.

 

Nënshkrimi i këtij  Memorandumi është hap i rëndësishëm i rrugës së gjatë dhe të suksesshme të ndërrimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimit me Zvicrën. Qëllimi im është që ky bashkëpunim në pjesën e reformave zgjedhore por edhe në çështje të rëndësishme të vazhdoj të zhvillohet edhe më tej.

 

Si Qeveri gjithmonë jemi të hapur për reforma serioze dhe thelbësore në procesin  zgjedhor.  Për ne është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të motivuar për të marr pjesë në procesin demokratik, të jenë të motivuar të votojnë në zgjedhje dhe të besojnë në sistemin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm ti zbatojmë të gjitha rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR për përmirësimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në prill të vitit 2020.

 

Gjithashtu duam të ecim një hap më tej, për shkak se për ne zgjedhjet e drejta dhe demokratike janë standard të cilin e arritëm në zgjedhjet e mëparshme presidenciale dhe lokale por nuk do të ndalemi këtu.

 

E dini se politikat e kësaj Qeverie, janë të hapura për debat për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe sjelljen e një  njësie zgjedhore, lista të hapura dhe sistem i cili do të mundësojë përfaqësim më të madh të qytetarëve në Kuvend dhe motivim më të madh për pjesëmarrje në zgjedhje.

 

Gjithashtu е nxitëm dhe e inkurajuam debatin për 50-50 përfaqësim të barabartë të dy gjinive në listat zgjedhore, një pjesë e  partive politike në vend tashmë e zbatojnë këtë model, por është mirë që zgjidhjet  e sistemit të kërkojnë përfaqësim të drejtë.

 

Demokratizimi i përgjithshëm i partive politike është gjithashtu i rëndësishëm, që për ne ka rendësi thelbësore në rrugën e demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit, me qëllimin e vetëm për kthimin e politikës tek qytetarët dhe hapjen e politikës si një mundësi për të gjithë.

 

Para nesh janë zgjedhjet vendimtare në prill të vitit 2020, që do të përcaktojnë rrugën e ardhshme të shtetit dhe të cilat do të konfirmojnë Maqedoninë e Veriut si një shembull të shkëlqyeshëm të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në tre vitet e fundit.