Kryeministri Zaev mori çmimin ndërkombëtar “Isa Beg Ishakoviq” në Akademinë solemne në Teatrin Kombëtar në Sarajevë, ku morën pjesë mysafirë nga vendi dhe më gjerë, diplomatë, akademikë, persona nga jeta shoqërore-politike nga Bosnja dhe Hercegovina

Çmimi iu nda Kryeministrit Zoran Zaev, siç u theksua, për përpjekjet dhe nismat e tij të vlerësuara si pozitive dhe historike, veçanërisht në lidhjen e miqësive dhe bashkëpunimit në Ballkan.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, pas ndarjes së këtij çmimi shtetëror, mbajti fjalim para të pranishmëve, organizatorëve nga shoqata Klepsidra, anëtarëve të Komitetit për ndarjen e kësaj mirënjohjeje shtetërore në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kryetares Adilla Palliq Kreso, akademikëve, diplomatëve, përfaqësuesve të mediave, mysafirëve, mes të cilëve ishin edhe anëtarët e delegacionit të cilët udhëtuan me të në Sarajevë, nënkryetari i Kuvendin të RMV-së Zekir Ramçilloviq, kryetari i ASHAM Taki Fiti, zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Nexhat Mehmedoviq. 

“Ky është çmim që me të vërtetë  do të mbahet mend. Dhe për mua si fitues, por edhe për ju si ndarës.

Pasi që ajo që vjen në kohëra që nuk mbahen mend, kur në rajonin tonë, në Ballkanin tonë, shpërthejnë zjarre, por të miqësisë.

Këto miqësi janë shpresa e re e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit – të shteteve tona, Ballkanit dhe Evropës.

 

Vendet e Ballkanit, si asnjëherë më parë i udhëheqin liderë të cilët dhe munden të jenë miq. Luftojnë për të mirën e qytetarëve të tyre në vendet e tyre, por me vetëdije të gjerë, si asnjëherë më parë, se njëri ec përpara, vetëm atëherë kur të tjerët ecin përpara.

 

Edhe ashtu punojmë – jemi të vetëdijshëm se psikologjia e nacionalizmit, radikalizmit, popullizmit, egoizmit, askujt nuk i solli dobi. Për një popull ishte keq – për të gjithë u bë keq.

Sot, në bazë të përvojave të të kaluarës, ne miq, ndërtojmë ardhmëri.

 

Bashkimi Evropian njeh këtë momentum pozitiv në Ballkan, por nuk guxon ta lëshojë mundësinë “sot”, t’ia zgjat dorën miqësore Ballkanit”, tha Kryeministri Zaev.

 

Ai u falënderua për nderin që iu dha me çmimi “Isa Beg Ishakoviq” dhe mirënjohjen që mban ky çmim “Në kërkim të një miku”.

 

Kryetari i Qeverisë Zaev, theksoi se RMV-ja punoi në reformat, vendosi koncept miqësor Një shoqëri për të gjithë, në vend, me mundësi të barabarta për të gjithë dhe me këndvështrim se vendi ynë, si Bosnja dhe Hercegovina, ka dallime të kombësive, traditave, kulturave, religjioneve, treguam se ne tanimë jemi Evropë e vogël dhe mundemi me sukses të funksionojmë.

 

“Stabilizuam dhe përforcuam marrëdhëniet me fqinjët, Bullgarinë dhe Greqinë, me të cilët, jo vetëm që krijuam miqësi, por ato shtete dhe udhëheqësit e tyre tanimë janë lobistët më të mëdhenj në BE, për të marrë datën e merituar për fillimin e negociatave me BE-në.

 

RMV-ja, të cilën e udhëheq në mënyrë të ndershme, punoi.

Dhe tani Evropa duhet ta përmirësojë gabimin historik, që e njohën edhe institucionet evropiane dhe vendet anëtare, ndërsa Republika e Francës miqësore është e vetëdijshme se e meritojmë hapin në eurointegrimet.

 

Duhet, është e drejt, është vlerë evropiane, të mbahet fjala, fjala e dhënë për shtetin i cili tregoi në vepër se çka do të thotë për të qenë një Mik.

 

Ky do të jetë motivim për miqësitë e reja të Ballkanit tonë, për të cilat është koha të realizohen. Dhe të gjithë bashkë, të sigurojmë, stabilitet, siguri dhe prosperitet të shteteve tona dhe rajonit, në Evropën të cilës natyrisht, gjeografikisht, tradicionalisht, në mënyrë kulturore gjithsesi i takojmë”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Kryetari i Qeverisë, Zaev, theksoi veçanërisht Marrëveshjen e Prespës e cila me të vërtetë është shembull i rallë i një diplomacie funksionale, dhe me të cilën, siç tha i është dhënë fund një kontesti tre dekadash të gjatë, të rëndë, të lodhshëm,  destruktiv, që bllokonte perspektivat e interesave tona kyçe strategjike, NATO dhe BE, dhe theksoi se është shembull i ngjashëm me mikun tonë, Republikën e Bullgarisë dhe Marrëveshjen për fqinjësisë të mirë me Bullgarinë.

 

“A do të kishim mundur vetë të arrijmë këtë Marrëveshje? Jo. Nevojitet një mik nga ana tjetër i cili është i përgatitur të ndajë vlera. Fituam atë mik në Republikën e Greqisë. Të vlefshme janë politikat për gjetjen e zgjidhjeve, si një gjë e mundur, dhe jo politikat e gjetjes së arsyetimeve se pse diçka nuk funksionon.

 

I ngjashëm është edhe shembulli me mikun tonë, Republikën e Bullgarisë.

 

Arritjet e RMV-së, miq, janë arritje për tërë rajonin.

 

A do të ishte e mundur që të kuptohet për vendimet tona të pjekura nëse nuk do të ishin mediumet nga rajoni të cilët i njohën? – Jo, nuk do të ishte e mundur.

 

A do të mjaftonte të flasim vetë për veten, çfarë kuptimi kanë vendimet tona të rënda për çështjet e ndjeshme, nëse nuk do të ishin udhëheqësit e Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Kosovës, nëse nuk do të kishim mbështetjen tuaj?” – Jo nuk do të mjaftonte.

 

A do të ishte e mundur të jemi në hap me anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO?! Ose të përmbajtur nga të gjitha institucionet evropiane se meritojmë datën për fillimin e negociatave me BE-në – nëse këtë nuk do të kishin njohur vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së ?! – Jo, nuk do të ishte e mundur.

 

Nëpërmjet miqësive që kemi lidhur me të gjithë ju, dhe nëpërmjet miqësive që lidhëm me të gjithë ju – përparimi i RMV-së u bë realitet.

 

Për këtë shkak, jo vetëm Ballkani por edhe Evropa, sot është para një sfide, të konfirmojë miqësinë me Ballkanin Perëndimor në vepër dhe të sigurojë paqe, stabilitet, zhvillim ekonomik, në rajon dhe në Evropë”, shtoi Kryeministri Zaev.

 

Në fund të fjalimit të tij para të pranishmëve në Akademinë solemne, Kryeministri Zaev i inkurajoi të pranishmit që të vazhdojë ndërtimi i miqësive.

 

“Dua të jap mbështetje të fuqishme në Kërkimin tuaj për një mik.

Unë, Zoran Zaev dhe populli im jemi miq tuaj, dhe këtë do ta dëshmojmë vazhdimisht nëpërmjet politikave të mbështetjes së ndërsjellë dhe mirëkuptimit, sepse e dimë që miqësia është gjallë vetëm kur investojmë në të.

 

Vazhdojmë me kërkimin e miqve.

 

“Për deri sa jemi në kërkim të miqve – do të kemi miq”, Kryeministri Zaev iu drejtua organizatorëve, shoqatës Klepsidra, në Akademinë solemne në Sarajevë, ku iu nda çmimi “Isa Beg Ishakoviq”.

 

 

Çmimin që mori Kryetari i Qeverisë, Zaev, është skulpturë veçantë e cila paraqet kaleidoskop të trashëgimisë kulturore të popujve në Bosnjë dhe Hercegovinë, bashkë me mirënjohjen e këtij çmimi të titulluar “Në kërkim të një miku”.