Kryeministri Zaev priti në takim Jane Vellkovskin: Motivimi dhe guximi i Janes janë inspirim për gjetjen e një mënyre të vërtetë për lehtësimin e jetës së qytetarëve me sëmundje të rralla dhe tjerëve sepse ata janë pasuria dhe ardhmja jonë

“Treguam se nëse duam, gjithçka është e mundshme, duhet të gjejmë mënyra tu ndihmojmë fëmijëve tanë, të rinjve, të shohin se shteti kujdeset, se është këtu për ta, tu ndihmojë dhe të mbeten këtu, bashkë me familjet dhe miqtë e tyre të ndërtojnë të ardhmen tonë”, i tha Kryeministri Zaev Jane Vellkovskit në takimin e sotëm në Qeveri, në të cilin morën pjesë edhe prindërit e tij dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Njëmbëdhjetë vjeçari Jane është një nga shtatë personat me atrofi spinale muskulore (SMA), për të cilët shteti siguron ilaçin “Spinraza”, terapia më bashkëkohore në botë për mjekimin e kësaj sëmundjeje dhe ai tani më mori dy terapi, nga ilaçi i cili siç informuan prindërit e tij ka rezultate të shkëlqyeshme për ndërprerjen e përparimit të sëmundjes.

 

Jane Vellkovski është i njohur edhe si folës në Samitin Global në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, ku si përfaqësues i fëmijëve nga vendi ynë, dërgoi mesazh se të gjithë janë të barabartë dhe duhet ta jetojnë jetën, pa barriera dhe kufizime.

 

Jane edhe sot, shfrytëzoi mundësinë, si folës motivues i vërtetë,  të tregojë se me të vërtetë është i lumtur që është mjekuar në vendin e tij, duke shprehur kënaqësi se nuk është plotësuar propozimi i prindërve të tij për tu shpërngulur nga vendi, në kërkim të ilaçit për sëmundjen e tij.

 

“Sot mund të përfundojml, sikur të ishim në mbledhjen e Qeverisë, bashkë me Janen dhe ministrin e Shëndetësisë që sollëm vendim dhe se më tepër nuk ekziston mundësia për tu larguar nga vendi ynë. se gjithmonë do të gjejmë mënyrë tu ndihmojmë në nivel shtetëror”, tha Kryeministri Zaev.

 

“Ju, të gjithë bashkë, prindërit dhe fëmijët, me luftën tuaj, ndërroni sistemin. Motivimi juaj është i rëndësishëm për stimulimin e gjetjes së një mënyrë të vërtetë për lehtësimin e jetës së personave me sëmundje të rralla dhe të tjerëve, të cilëve u nevojitet ndihmë”, tha ministri Filipçe, duke theksuar se bëhen përpjekje të mëdha për gjetjen e një zgjidhjeje për qasjen e të gjitha pajisjeve, si dhe rampave për qasjen e personave në karroca për invalidë.  

 

Në takim u konstatua se janë bërë reforma thelbësore në sistemin e shëndetësisë dhe të gjithë pacientët kanë terapinë e nevojshme me ilaçe origjinale me certifikatë për cilësi.

 

Jane, në mënyrë të palodhshme pyeti Kryetarin e Qeverisë për obligimet e punës, duke i pëshpëritur pyetje dhe komente, të cilat të tjerët nuk duhej ti dëgjojnë, ndër tjerash duke pyetur Kryeministrit edhe për dëshirën e Vitit të Ri.

 

“Dëshira ime e vetme është që të plotësohen qëllimet strategjike për të cilat dy vitet e kaluara po punojmë, për të qenë i suksesshëm transformimi ynë në vend, ekonomikisht i fuqishëm dhe i denjë për  jetë”, tha Kryeministri Zaev, duke u pajtuar që dëshira e Janes për të qenë kryeministër apo president i ardhshëm i shtetit tonë është shumë real, duke marrë parasysh përpjekjen e tij, drejtësinë dhe këmbënguljen për të luftuar për atë që ka paramenduar. 

 

Në një atmosferë spontane dhe miqësore, Jane Kryeministrit Zaev i dhuroi një top, ku janë të shkruara qëllimet e “UNICEF-it” dhe bashkë me ministrin Filipçe biseduan për përshtypjet e tij nga pjesëmarrja në samitin e UNICEF-it në Nju Jork dhe takimet me personat e njohur. Kryeministrit Zaev dhe ministrit Filipçe u dhuroi fotografi nga takimet zyrtare.