Kryeministri Zaev në intervistën televizive: Presim mandat të ri të pastër dhe vazhdim të transformacioneve në vendin tone, të integruar në mënyrë ndërkombëtre dhe me përfitime ekonomike për qytetarët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehu pritje për një mandat të ri të pastër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, vazhdim të trendeve të rritjes së ekonomisë, integrime ndërkombëtare të shtetit, drejtësi funksionale në të dhe rindërtim të shtetit tonë në një vend të dëshirueshëm për të jetuar. 

Këtë Kryeministri Zaev e tha në intervistën e mbrëmshme televizive.

“Nëse populli ynë qëndron në këmbë, merr vendime të guximshme, me të cilat i hapi proceset integruese që i kemi bërë për të sjellë ekonominë, tani është e ndershme që populli ynë të ndjejë përfitimet. Për këtë shkak bëjmë korrigjim të një padrejtësie, rriten të gjitha pagat. Jemi të vetëdijshëm si rriten pagat në sektorin privat,  rriten edhe në sektorin publik edhe pensionet i rritëm në sektorin publik. Besojmë se i tërë ky konsum i rritur, kjo fuqi, do të ndihmojë gjithashtu ekonominë. Por një hap  të madh për të ardhurat e qytetarëve duhet të bëjmë, për dinjitetin e jetës.

Nëse marr një mandat të plotë kushtuar ekonomisë, besoj se do të kemi sukses. Të jemi një model dhe një shembull për të gjithë, integrimet të japin kontribut në investimet e huaja, shfrytëzimin e fondeve dhe kapaciteteve tona, njohurive, burimeve të cilat ekzistojnë, për mirëqenien e popullit tonë. Në një ambient të tillë  mundem të presim që t’i mbajmë të rinjtë këtu”, tha Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se janë krijuar kushte për të në mandatin e dy viteve e gjysmë të kaluara.

“Kemi krijuar ambient, Kuvendi ynë, kjo Qeveritë zgjidhë të gjitha çështjet historike që kanë qenë të hapur, para së gjithash me fqinjët, por ne gjithashtu kemi përmbushur aspiratat strategjike shtetërore. Duke zgjidhur këto çështje, paralelisht me reformat që kemi bërë, kemi arritur diçka që presim gati 30 vjet, nga pavarësia deri më sot, ndërsa ky  është anëtarësimi ynë në NATO dhe fillimi  negociatave me BE-në.

Këto gjëra për mua janë përmbushur, de fakto marrim pjesë në Samitin e NATO-s, mbetet Spanja, de jure ta bëjë dhe do ta bëjë. Ne nuk kemi çështje të hapura me Spanjën, presim që qeveria atje të formohet  dhe  menjëherë  në procedurë Parlamenti Spanjoll ta përfundojë.

Gjithashtu, edhe BE-ja, përmes Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, kanë verifikuar që 100 përqind e kushteve janë përmbushur, gjegjësisht gjithçka që pritej nga ne. Edhe Presidenti Makron i konfirmoi të gjitha sukseset tona, tani  i duhet pak kohë BE-së, do të thotë nuk varet nga ne. Nderimet do t’i mbledh vendi ynë”, shtoi Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, njoftoi realizimin e pastrimit në gjyqësor dhe drejtësinë funksionale.

“Reforma në çdo fushë shkon së pari përmes krijimit të një baze legjislative, pastaj edhe një realizim praktik, ashtu është  edhe në pjesën e gjyqësorit. Nuk bëjmë veting, këtë duhet të kufizojmë, ne bëjmë pastrim në gjyqësor, në përputhje  me rregulloren ligjore ekzistuese. Kjo atje është ndërtuar. Ka mjete serioze në pjesën e Këshillit Gjyqësor, në pjesën e Këshillit të Prokurorëve, në pjesën  e Komisionit për Antikorrupsion ... Asnjëherë nuk kam dashur të ngre telefon gjyqtarëve ose cili do të ndikojë, të tregojë si duhet, çka duhet të bëjnë me proceset, qoftë më shpejtë ose më ngadalë, si të gjykojnë e të tjera, askush këtë nuk duhet të bëj në shtet. Përgjegjësia e gjyqtarëve është serioze, sepse marrin paga nga qytetarët, nga puna e tyre varet fushëveprimi i atmosferës së jetës së përgjithshme në vend, a do të ketë më tepër investime, të rinjtë a do të qëndrojnë këtu, nëse dikush ndjehet se është i drejtë ka shpresë se do të merr drejtësinë.  Pikërisht për këtë fillojmë në një proces të pastrimit dhe të kontrollit, përmes pasurisë, përmes konfliktit të interesave dhe përmes gjithë kësaj, ligjin që ua jep institucioneve, unë besoj se do të jep rezultat të shkëlqyeshëm, në mënyrë që në fund të arrijmë drejtësinë, siç e presin qytetarët dhe kjo është të jetë në një nivel evropian.

Në lidhje me çështjen aktuale për mendimin e Komisionit të Venedikut për Ligjin e gjuhëve, Kryeministri paralajmëroi  respektimin dhe zbatimin në praktikë, me ruajtjen  e të drejtave të qytetarëve.

“Grupet e punës formojnë grupe, ekspertët në institucionet si drejtësi, punë të jashtme, çështje evropiane dhe Kabineti i Kryeministrit do të përfshihen brenda, për të parë aspektet pragmatike të veprimit për kërkesën e Komisionit të Venedikut. Të rikujtojmë, ky ligj na bashkon. Nuk do të lejojmë që ky ligj përsëri të na përçajë. Komisioni i Venedikut do të respektohet, ndërsa qytetarët do t’i ruajnë të drejtat e tyre, sepse duke folur për të drejtën e gjuhës, konfirmoi edhe Komisioni i Venedikut, kemi dhënë më shumë se sa mesatarja në BE, por serioziteti para të cilit na korrigjoi Komisioni i Venedikut, a kemi kapacitet institucional, është detyrim i ynë që të praktikojmë dhe të zbatojmë si partnerë në koalicionin dhe besoj se partitë e opozitës që mbështetën këtë ligj, së bashku të gjithë do të gjejmë zgjidhjen”, tha Kryeministri Zaev.

Në pyetjen për angazhimin e tij të mëtejshëm politik dhe për komentin e thirrjes së kryetarit të opozitës VMRO-DPMNE, Kryeministri Zaev u përgjigj:

“Unë jam këtu, do të jem në Shkup, nuk kthehem në Strumicë, përveç që aty jetoj, do të punoj në të gjitha angazhimet politike, që të fitoj një mandat të ri të pastër, në të cilin do të përkushtohem përfundimisht, edhe më tepër në çështjet ekonomike dhe transformimet dhe reformat e përgjithshme për të mirë, në vendin tonë.

Kam shumë për të punuar, jam i ri, nuk jam për t’u pensionuar, qeverisnin gati 12 vjet, 2 vjet e gjysmë kam nderin dhe mund të punoj për vendin tim të përbashkët, i cili është edhe  z. Mickovskit, do të përpiqem të qëndroj për të bërë nder dhe përgjegjësi, që e japin qytetarët, për një mandat të pastër, për çështje të zgjidhura në mënyrë ndërkombëtare, të një vendi të integruar, për të treguar ekonomi.

Qytetarët do të vendosin, besoj në mbështetjen e tyre dhe e di se do ta marrim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për transformimet e vërteta që të ndodhin në vend, të cilat do të sjellin standard ekonomik, beneficione dhe përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët, që vendi ynë të jetë vend i dëshiruar për jetesë ”, tha mes tjerash Kryeministri Zaev në intervistën e mbrëmshme televizive.