Me politika të përgjegjshme dhe të ndershme, ne kemi ndalur rritjen e deficitit në Fondin Pensional, të ashtuquajtur “zbrazëtirë në FPIM”, e stabilizuam dhe me efektet që i presim nga krijimi i vendeve të reja të punës, nga rritja e pagave dhe nga kontributet e tyre, krijuam një trend për uljen e tij, që na dha mundësi të rrisim pensionet, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për emisionin “Magazina ekonomike” në televizionin “Alsat”.
“Grantet nga Buxheti i viti 2018 në Fond arritën në 364 milionë euro. Për këtë shkak kemi ndërmarrë politika që të parandalojmë trendin e rritjes së zbrazëtirës në Fond, edhe nëse pastaj mund të bjerë. Me rritjen e të ardhurave nga kompanitë për 0,5%, nga të cilat 0,4% shkon në fondin pensional shkon, ndërsa 0,1 në sistemin shëndetësor.
Rritjen e numrit të vendeve të reja të punës normalisht do të mbush Fondi dhe do të ulet nevoja që shteti të jep grante. Konstatuam që ky trend është i mirë dhe kjo na dha të drejtën t’i rrisim pensionet. Kjo më jep edhe një të drejtë që të them se rritja e pensioneve nuk është masë populliste. Prandaj ishte e mundshme të sigurojmë rritjen e pensioneve nga 700 deri më 900 denarë në muaj, me korrigjimin shtesë me rritjen e shpenzimeve për jetesë. Jo vjetore, por mujore, gjegjësisht të ardhura shtesë për çdo pensionist mesatarisht për 10.000 denarë në vit”, theksoi Kryeministri Zaev, në intervistën për emisionin “Magazina ekonomike” në TV Alsat.