Përcaktimi ynë është të punojmë në interes të qytetarëve dhe nëse ministrat e VMRO-DPMNE-së i kanë të njëjtat motive, atëherë nuk do të ketë problem të punojmë për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit. Në atë drejtim ishte edhe takimi me ministrat e VMRO-DPMNE-së menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë dhe u pajtuam se mu ky interes do të jetë në plan të parë dhe se kjo është arsye që kapacitetet tona t’i ngremë mbi lojërat dhe llogaritjet ditore politike dhe të bëjmë një hap të rëndësishëm para në marrëdhëniet mes subjekteve politike, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në intervistën për NTV.
“Në këtë periudhë, Qeveria parimisht duhet të kujdeset për vendosjen e kushteve për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të besueshme.
Kuptohet, paralelisht me ato aktivitete, me atë energji do t’u përkushtohemi edhe proceseve dhe politikave që janë në rrjedhë dhe që kanë filluar për të ecur shteti para”, theksoi Kryeministri Spasovski në intervistën për NTV.
Në pyetjen, se a ka plan për përgjigje në rast se zyrtarët e emëruar të opozitës fillojnë të publikojnë raste për punën e paligjshme të zyrtarëve të LSDM-së, Kryetari i Qeverisë Spasovski theksoi se ka diferencë të madhe mes situatës deri në vitin 2017 dhe nga viti 2017 e këndej.
“Është e pakrahasueshme ajo që e trashëguam në vitin 2017 si shkelje serioze e demokracisë dhe keqpërdorimit të institucioneve nga përgjimi masiv, deri te rastet më serioze të korrupsionit dhe krimit të individëve në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së. Mund të përmend vetëm ngjarjet e Kumanovës, vrasja e Martin Neshkovskit, demokracia e ngujuar, mediat e ngujuara... Sot situata është krejt ndryshe.
Qeveria e LSDM-së dhe e koalicionit e kthyen sundimin e së drejtës dhe dëshmuan se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë, pa dallim se deri ku ose deri te kush do të arrijë ndonjë hetim”, theksoi Kryeministri Spasovski në intervistën për NTV.
Përdorimi i emrit kushtetues të shtetit është obligim ligjor i funksionarëve të emëruar dhe të zgjedhur, si dhe nëpunësve shtetërorë, tha Kryeministri Spasovski në intervistën dhe shtoi se ministrat e VMRO-DPMNE-së tani persona zyrtarë të shtetit dhe në këtë drejtim kishin fillim të mirë kur edhe i nënshkruan deklaratat për zgjedhjen e ministrave në Qeveri në memorandum me emrin kushtetues të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.
Nëse dëshironi të shfrytëzoni të drejta dhe privilegje, të fitoni funksione dhe pagë nga shteti, atëherë duhet të respektohen Kushtetuta dhe ligjet. Gjithçka tjetër është hipokrizi. Përveç kësaj, si persona zyrtarë, anëtarët e Qeverisë nuk guxojnë të sjellin në pikëpyetje reputacionin ndërkombëtarë të vendit tonë. Po hyjmë në periudhë kur duhet ta ratifikojmë anëtarësimin e plotë në NATO dhe kur duhet ta fitojmë fillimin me negociata me BE-në dhe çdonjëri duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe nëse në mënyrë deklarative pretendon se i respekton interesat nacionale, atë duhet ta tregojmë me vepra dhe një nga ato obligime është edhe shfrytëzimi i emrit kushtetues të vendit tonë”, theksoi në intervistën për NTV, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski.