Zaev: Maqedonia e Veriut u bë me Qeveri të re, të vogël dhe efikase, e gatshme të punojë me përkushtim, qytetarë bashkangjituni, vijon evropeizim intensiv i shtetit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas mbledhjes për zgjedhjen e Qeverisë së re në Kuvendin e RMV-së, dha deklaratë për mediat dhe përmendi vlerat dhe principet sipas të cilave do të udhëhiqet Qeveria e re në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Zaev për mediat:

Të nderuar qytetarë, të nderuar gazetarë,

Sonte Maqedonia e Veriut u bë me një Qeveri të re, të vogël, efikase dhe përgjegjëse, e gatshme të punojë dhe të realizojë me përkushtim, vetëm e vetëm në pajtim me interesin e qytetarëve dhe shtetit.

I falënderoj deputetët e shumicës demokratike të cilët e njohën rëndësinë dhe nevojën për një Qeveri të re të përgjegjshme dhe të cilën na e dhanë besimin e tyre që ti udhëheqim institucionet. Në katër vitet e ardhshme do të veprojmë me të gjitha resurset që ta arsyetojmë besimin e deputetëve, gjegjësisht të qytetarëve të cilët ua dhanë mandatin deputetëve.

Prioriteti i parë i përbërjes së re qeveritare do të jetë vazhdimi i masave kundër krizës, për ndihmë edhe më të madhe për qytetarët dhe ekonominë. Tejkalimi i pasojave nga virusi i koronës dhe kthimi në hapat e mëparshëm të rritjes ekonomike, do të jetë fokusi i punës së Qeverisë. 

Me zgjedhjen e Qeverisë e kompletuam sistemin e institucioneve efikase dhe të fuqishme, me kapacitet dhe legjitimitet të plotë, të cilat do të punojnë në mënyrë efikase në tejkalimin e pasojave dhe sfidave nga virusi i koronës. Institucione të cilat do të qëndrojnë në ballë të mbrojtjes së re, institucione të cilat të gjithëve do të na shpien në respektimin e masave dhe në mbrojtjen nga armiku i padukshëm COVID-19. Kemi Qeveri me institucione të cilat do të mbajnë sistemin shëndetësor të qëndrueshëm para fluksit vjeshtor të virusit.

Që në muajt e parë të mandatit, Qeveria e re do të sigurojë mekanizëm për reforma strukturore në administratën publike, por edhe në pjesën e sundimit të së drejtës me anë të respektimit të gjyqësisë dhe ndërtimit të shtetit të fuqishëm, të pavarur dhe të drejt. Vjen koha e rendit,  drejtësisë dhe disiplinës. Ligjet janë miratuar tani është koha është  e zbatimit të denjë    . Kush nuk dëshiron të respektoj Ligj, do të ballafaqohet me Ligjin.  Ne si Qeveri do të jetë partner ndaj të gjithë aktorëve në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor si dhe në shoqërinë qytetare, mediave dhe grupeve të interesit të cilët dëshirojnë të kontribuojnë drejt ndërtimit të sistemit të drejtësisë i cili do t’iu shërbej qytetarëve.

Procesi i integrimit evropian vazhdon edhe më fuqishëm. Qeveria, institucionet, janë të gatshme të fillojnë negociatat me BE dhe të hapin kapitujt e parë.

Periudha e transformimit dhe evropianizimit të atdheut tonë vijon. Kjo është një periudhë ku secili kontribut është i rëndësishme, i pritshëm, i nevojshme dhe thelbësore.

Prandaj, të nderuar qytetar, në kohën kur fillon evropianizimi më intensiv maqedonas, bashkëngjituni.

Bashkëngjituni në luftën kundër korrupsionit. Bashkëngjituni kundër luftës së KOVID-19. Pranoni thirrjen për mobilizim të gjerë të të gjitha kapaciteteve me të cilën do të pastrojnë ajrin, ujërat dhe tokat.

Pason periudhë e papërsëritshme për Maqedoninë e Veriut. Kemi rastin të cilët nuk duhet ta humbim. Prandaj jepni kontributin tuaj në transformimin e shtetit ton, shoqërisë ton të përbashkët. 

Jeni të zgjuar, të zhurmshëm, konstruktiv dhe të argumentueshëm. Ndiqni punën tonë dhe bëhuni korrektor, por edhe partner. Ne si deri më tani do të dëgjojmë zërin tuaj dhe do ti ndjekim nevojat tuaja.

Ky është momenti kur të gjithë së bashku të punojnë në ndryshimet të cilët sjellin përparim dhe zhvillim, të cilat sjellin ardhmëri për të gjithë ne dhe fëmijët tan.

Të nderuar,

Realizimi i përcaktimeve programore në resorët adekuat i është besuar kuadrove profesional dhe të ndershëm që me përgjegjësi para meje por më së shumti para ju qytetarëve, do të jetë dhënia e  rezultateve.

Tani kur të gjithë çështjet e mëdha të hapura në planin e jashtëm janë pas nesh, është koha me të gjitha kapacitet ti përkushtohemi punëve në shtëpi. Të sigurojmë kushte edhe më të mira për jetë më të mirë, për paga më të mëdha, për më shumë drejtësi dhe për më shumë kujdes për qytetarët tan.