Kryeministri Zaev në pranimin me rastin e Qeverisë së re te Presidenti Pendarovski: Qytetarët me votat e tyre e konfirmuan se është e drejtë rruga në të cilën ecim para dhe tani është koha që Qeveria e re të vazhdojë me sjelljen e standardeve evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i prezantoi ministrat e Qeverisë së re në pranimin të cilin e organizoi Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

 

Menjëherë pas pranimit në rezidencën presidenciale në Vodno, Kryeministri Zaev dha deklaratë për mediat të cilën ua përcjellim në tërësi:

 “Sipas rendit, pas fitores së zgjedhjeve dhe zgjedhjen e Qeverisë së re në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot pata nderin të prezantoj përbërjen e re të pushtetit ekzekutiv edhe pra Presidentit të shtetit, i cili në bazë të rezultateve nga zgjedhjet ma dorëzoi mandatin që ta formoj Qeverinë dhe ta mbroj programin e punës së saj në mandatin që vijon – prej vitit 2020 deri në vitin 2024.

I binda partnerët e koalicionit gjatë zgjedhjeve se kemi argumente të përbashkëta dhe të fuqishme që pikë së pari të bashkohemi si koalicion tërësisht multietnik “Mundemi” bashkë me partinë BESA dhe këtë unitet ta përforcojmë edhe më shumë partnerët e tjerë BDI dhe PDSH në koalicionin qeveritar.

Kështu të bashkuar në ndryshimet, bashkë dhe shumë shpejtë, për mandatin para nesh e krijuam Programin për Punën e Qeverisë për periudhën 2020-2024 e cila ofron zgjedhje për gjithçka që është me rëndësi për qytetarët, të shtetit dhe të ardhmërisë sonë të përbashkët.

Kemi argumente të fuqishme që të bindim Presidentin e shtetit Pendarovski, se na bashkon një përcaktim i sinqertë dhe vullneti politik për realizimin e përforcuar të prioriteteve strategjike të vendit tonë: Ballafaqim efikas dhe i suksesshëm me pandeminë botërore të COVID-19, energji e re dhe vendosmëri në krijimin e rritjes ekonomike më dinamike, zhvillim të qëndrueshëm, institucione të fuqishme që kanë rend, drejtësi, shtet juridik efikas dhe sundim të së drejtës, arsim modern, kohezion të brendshëm, anëtarësim aktiv në NATO, vullnet të fuqishëm për fillim të suksesshëm dhe përfundim të negociatave për kapituj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënie më të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore.

Ekonomia e re e vendit dhe rritja e ekonomike e përshpejtuar gjenden në faqet e para të Programit për Punën e Qeverisë në mandatin 2020-2024.

Gjatë tre viteve të kaluara, në kohën e zgjidhjes së çështjeve të hapura në plan të jashtëm dhe të brendshëm, treguam se mund të sigurojmë rritje ekonomike më të lartë e cila krijon vende të reja të punës, paralelisht me paga dhe pensione më të larta.

Kemi plan për ekonomi inovative, konkurrente dhe të qëndrueshme të vendit, e gatshme t’u përgjigjet sfidave të reja dhe të ofrojë mundësi për të gjithë.Vijon preidha e reformave strukturore në administratën publike, që të bëhet edhe më efikase. Qytetarët dhe ekonomia në administratë të gjejnë partnerë të fuqishëm dhe të besueshëm.

Reforma në institucionet fillon pikërisht në përbërjen e kësaj Qeverie: Ajo do të ketë shtatë ministra më pak, për punë edhe më efikase në interes të qytetarëve.

Vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës, koha e pastrimit të gjyqësisë dhe sundimi joselektiv i së drejtës.

Katër vitet para nesh janë të papërsëritshme. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe nuk do ta lëshojmë mundësinë dhe besimin që na është dhënë.

Në vitet në vijim vazhdojmë me vendosjen e standardeve evropiane në vend për përmirësimin e vendit tonë në të gjitha sferat.

Do ta përfundojmë edhe me një sukses tregimin tonë euro-atlantik me anëtarësim në BE.

Gjatë katër viteve të ardhshme do të hapim 80 % nga kapitujt negociuese, ndërsa për gjashtë vite në tërësi ti mbyllim bisedimet.

Do ta fitojmë betejën me COVID-19. Priten kohëra të komplikuara brenda gjashtë-tetë muajve të ardhshëm. Por, politikat e suksesshme në shëndetësi në këtë plan siguruan sistem efikas shëndetësor dhe kuadër mjekësor të motivuar dhe të përkushtuar. Në këtë drejtim do të punojmë në vazhdimësi, ndërsa fokusi jonë për mundësi më të mëdha për sukses do të jetë në ekspertizën dhe qasjen hulumtuese, ku fjalën kryesore e ka qëllimi ynë për marrjen e vendimeve bashkërisht.

Që të realizohen këto përcaktime nga programi, kemi ekip të përkushtuar dha kuadro përgjegjëse dhe llogaridhënëse të cilat do t’i udhëheqin ministritë. Bëhet fjalë për ekip kompakt nga individë me përvojë politike të rëndësishme dhe persona me njohje të rëndësishme dhe profesionale. Kjo do të jetë një Qeveri e vogël efikase. Qeveri e cila do të vendos ritëm në transformim bashkë me qytetarët dhe Bashkimin Evropian.

Edhe njëherë i falënderoj të gjithë qytetarët të cilët me votat e tyre e konfirmuan është e drejtë rruga në të cilën ecim para. Tani është koha të vazhdojmë punën. Të vazhdojmë me hapa të fuqishëm dhe për ardhmëri më të mirë për të gjithë”.