Në emisionin “Studio e hapur” në Televizionin kombëtar, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njoftoi se shpejtë do të fillojë realizimi i pakos së katërt të masave që kanë për qëllim tejkalimin më të shpejtë të pasojave shkaktuar nga virusi korona në ekonomi.
“U takuam me odat, me organizatat e punëdhënësve, me sindikatat, realizojmë takime edhe me profesorë universitarë, me njerëz nga praktika. Pakoja e ardhshme do të jetë ndihmë e drejtpërdrejtë për ekonominë dhe qytetarët. Këtu i përfshijmë më të varfrit, që ta rrisim fuqinë konsumuese të qytetarëve por edhe të kompanive që të mund të japin paga. Do të ketë masa stimuluese edhe për kthimin e punonjësve të larguar gjatë kohës së krizës, për shkak se duam që punëtorët e larguar të kthehen në punë, veçanërisht kur ka mungesë të fuqisë së kualifikuar të punës. Ajo që është e qartë, është se kartela pagesore do të marrin, pensionistët me pensione nën 15.000 denarë, pjesa më e madhe e kërkuesve pasiv të punës, prindërve të vetëm, ndërsa po bëhen vlerësime në shërbimet profesionale, punonjësit e falimentuar të cilët sot marrin kompensim prej 8.000 denarëve, të marrin edhe një lloj të ndihmës”, porositi Kryeministri Zaev, duke shtuar se do të vazhdojë edhe ndihma për pagat në sektorët më të prekur.
Kryeministri Zaev theksoi se përveç ndihmës për qytetarët dhe ekonominë, është me rëndësi të shfrytëzohet periudha për financim të përforcuar të investimeve kapitale që sjellin përfitime edhe për ekonominë edhe për shtetin.
“Tani është momenti kur duhet të fillojmë edhe më shumë dhe më fuqishëm të investojmë në realizimin e investimeve kapitale. Në mënyrë aktive punojmë në këtë, po realizohet procesi i gazifikimit, po rrumbullakohet unaza primare e rrjetit gazsjellës në shtet dhe shpejtë do të kërkojmë një koncesionar i cili do të dërgojë gaz në familje dhe fabrika. Në periudhën e ardhshme fillon edhe projekti “Çebren”, në vlerë prej 600 dhe 800 milionë euro. Duhet të fillojë edhe realizimi i Qendrës Klinike në Shkup në vlerë mbi 500 milionë euro. Këto janë projekte ku do të angazhohen kompani tona vendore, punonjës tonë. Nuk kam problem si Kryetar i Qeverisë nëse Qeveria dhe Kuvendi më mbështesin të tërheqim kredi tani gjatë periudhës së krizës me COVID-19 për projekte kapitale të rëndësishme siç është Qendra Klinike, rrugët dhe kopshtet për fëmijë. Sot me menaxhmentin e TAV rrumbullakuam 49,7 milionë, të cilat janë të dedikuara për aeroportin Shtip, që të shfrytëzohen për financimin e projekteve për kanalizime, ujësjellës, kopshte për fëmijë, shkolla, salla sportive dhe dy ndërtesa komunale. Prej tyre, 14,7 milionë euro do të shfrytëzohen për rikonstruimit e dy aeroporteve në tërësi, ndërsa 35 milionë tjera për projekte infrastrukturore në komunat”, tha Zaev.
ако Владата и Парламентот ме поддржат да повлечеме кредити сега во време на ковид криза за важни капитални проекти како Клинички центар, патишта и детски градинки. Денеска со менаџментот на ТАВ заокруживме 49,7 милиони што треба да одат на аеродромот Штип, да се искористат за финансирање на проекти за канализации. водоводи, детски градинки, школи, спортски сали и две општински згради, Оттаму, 14,7 милиони евра ќе се искористат за реконструкција на двата аеродроми комплетно веројатно, а останатите 35 милиони за инфраструктурни проекти во општините“, порача Заев.