Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Frederik Meris, ambasador i Mbretërisë së Belgjikës në vendin tonë.
Në takim u përcoll se janë njohur përpjekjet e Qeverisë për progres në integrimet evropiane, se vlerësohen të arriturat në planin politik në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë vendin tonë me anë të planeve investuese me qëllim zhvillimin e shtetit.
Kryeministri Zaev, falënderoi për solidaritetit që e ka treguar Belgjika dhe Bashkimi Evropian ndaj vendit tonë gjatë kohës së krizës shëndetësore edhe pse Maqedonia e Veriut ende nuk është anëtare e BE-së.
“Qytetarët u përcaktuan për Qeveri e cila është e orientuar në proceset euroatlantike dhe do të vazhdojnë ta zhvillojmë shtetin si një anëtare e suksesshme e NATO-s dhe shtet me vlera evropiane. Presim që të fillojmë negociatat me BE-në gjatë presidencës gjermane me BE-në. Veçanërisht është shumë e rëndësishme që edhe Belgjika ka vend udhëheqës në Këshillin Evropian, si motivues zgjerimit evropian. Për ne ka domethënie të madhe mbështetja e BE-së përmes planeve investuese të paralajmëruara për Ballkanin Perëndimor, në pjesën e infrastrukturës, për shkak se kjo ndihmon edhe zhvillimin e ekonomisë për të cilin jemi të përkushtuar. Për zhvillimin e ekonomisë dhe për eurointegrimet, rëndësi të veçantë kanë sundimi i së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe fuqimisht jemi të përcaktuar të tregojmë rezultate edhe në këto sfera”, tha Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë, Zaev, u falënderua për mbështetjen e fuqishme në integrimin tonë evropian, që vjen si nga Belgjika, po ashtu edhe nga Holanda dhe Luksenburgu, si dhe nga vendet anëtare të grupit të Beneluksit. Ai theksoi se vendi ynë fuqimisht i vendosur që në Evropë të kontribuojë si shtytës i vlerave, demokracisë, paqes dhe jetës së mirë në interes të qytetarëve për të gjithë shtetasit evropian.
Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Belgjikës i cili tani më është aktiv në investimet, tregti, shkëmbimin universitar, por bashkërisht shqyrtohen mundësitë për intensifikim të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në pjesën e relacioneve të biznesit.