Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me kryetarin e Federatës së Gjahtarëve, Vllatko Aleksovski dhe përfaqësues të Federatës.
Në mbledhje u bisedua për nevojën e Ligjit të ri për gjah dhe gjueti, për nevojën e ndryshimeve të Ligjit për armë në pjesën e autorizimeve për gjahtarët për posedimin e armëve, si dhe për çështje tjera, me qëllim funksionimit më të mirë të veprimtarisë së gjahtarëve.
Në takim u shpreh pajtueshmëri se gjahu është burim pjesërisht i ripërtrishëm dhe se në kuadër të aktiviteteve për mbrojtje të mjedisit jetësor, rëndësi të veçantë ka edhe kujdesi për gjahun dhe vendet e gjuetisë në vend.
Nga ana e Kryeministrit Zaev u shpreh mbështetje për angazhimet e Federatës së Gjahtarëve, në drejtim të rregullimit të mëtejshëm të funksionimit të gjuetisë në vendin tonë.
Përfaqësuesit e Federatës së Gjahtarëve e falënderuar Kryetarin e Qeverisë, Zaev, për gatishmërinë që të dëgjojë çështjet lidhur me gjuetinë dhe për mbështetjen e rregullimin e mëtejshëm ligjor të kësaj veprimtarie.